Të pathënat nga Piero Ausilio: Ia rrëmbeva Thuram, Milanit falë babait te tij Lilian. Lautaro ishte i Atletico, por…

07/06/2026 17:43

Blerjet e mëdha, zgjedhja fituese e Chivu te Interi që të kujton pak atë të Sacchit te Milan, mënyra e ndërtimit të një skuadre për titull.

Në Parma me rastin e Festivalit të Serie A, folën edhe Piero Ausilio, Drejtori sportiv historik i Interit dhe Ariedo Braida, arkitekti i Milanit të artë bashke më Berlusconin dhe Adriano Gallianin

NGJITJA— Ausilio në 28 vjet te Interi ka nisur gjithçka nga ekipet e akademisë e deri te skuadra e parë. ‘U tërhoqa shpejt nga futbolli i luajtur për shkak të një dëmtimi-tregon Ausilio-dhe u përpoqa që të qëndroja në këtë ambient. Braida gjithnjë ka qenë një pikë e madhe referimi për mua. Fillova si sekretar në sektorin e të rinjve të Interit për të arritur te roli i Drejtorit Sportiv. E dija çfarë doja të bëhesha. Për një periudhë kam qenë në pozicionin e zv/drejtorit sportiv dhe kjo më bëri që të krijoj shumë raporte’

Thelbësore ishte edhe zgjedhja e trajnerit, me Chivu që rezultoi një intuitë fituese.

‘Cristian erdhi nga Parma me shumë pak eksperiencë në Serie A-tha Ausilio-ishte një vendim i marrë me kurajo, ishim të gjithë të bindur. Cilësitë që kishte e bënin njeriun më të përshtatshëm për ne në një moment rindërtimi sidomos atë moral pas një zhgënjimi të madh nga finalja e Ligës së Kampioneve. Chivu dhe skuadra ishin fantastikë. Titulli i këtij viti është ai me të cilin jam afeksionuar më shumë. Ishim të gjithë në një drejtim’

THURAM, NDJESË PËR VONESËN— Mes tratativave me të cilat Ausilio është më shumë i lidhur është ajo për Marcus Thuram.

Ne italianët kemi diçka më shumë në rang fantazie dhe strategjie-shtoi Ausilio-Thuram ia rrëmbyëm Milanit dhe e morëm me 2 vjet vonesë, zgjodhi Interin për një arsye të saktësuar mirë; ai nuk luante në sulm, por ne ishim të bindur se mund të luante rolin e sulmuesit në skemën 3-5-2. Fola me babain e tij, Lilian dhe i shpjegova projektin dhe ai më dha OK. Por më pas ai pësoi një dëmtim në gju dhe u detyruam të vononim me 2 vjet ardhjen e tij, por e morëm me parametra zero’.

KAPITENI—  Ndërsa Lautaro Martinez iu rrëmbye Atletico Madrid.

‘Mora avionin gjatë kampionatit, në ditën e ndeshjes Inter-Crotone, duke ditur se lojtari i ishte premtuar Atletico Madrid. Mungonte vetëm firma e Racing ku ishte Milito që na ndihmoi-tregon më tej Ausilo-unë tentova blerjen duke u bazuar te akordi me klubin. Lautaro atë ditë shënoi 3 gola dhe gjithçka ndryshoi duke nisur nga çmimi. Tratativat u deshën të nisnin nga e para. Qëndrova atje deri sa erdhi firma. U ktheva me dokumbentin të rrotulluar por të sigurt’.

TË RINJ DHE AMBICIE— Ausilio e mbylli fjalën e tij me aktualitetin, blerjet e mundshme dhe objektivat për sezonin e ardhshëm. ‘Merkato e Interit do të bëhet me inteligjencë, për çdo futbollist të rëndësishëm që do të largohet, do të vijnë një tjetër po aq i rëndësishëm-tha Ausilio-duhet t’iu japim më shumë besim të rinjve, me Pio Esposito treguam se jemi në rrugën e duhur dhe do t’i japim vazhdimësi këtij rrugëtimi’

NGA MONZA TE MILAN—  Edhe Ariedo Braida kur ishte fëmijë ëndërronte të bëhej futbollist, por karriera e tij ndryshoi falë Adriano Gallianit.

‘Adriano më telefonoi dhe te Monza nisa të bëj Drejtorin Sportiv dhe fituam menjëherë kampionatin-tregon Braida-vazhdoj të punoj te Ravenna si zv/president në Serie C sepse eksperienca ime mund të ndihmojë këtë klub të bëjë një rrugëtim dhe të arrijë objektiva. Një drejtor sportiv duhet të ketë talent ashtu sikurse edhe një futbollist. Tani prevalon teknologjia mbi ndjenjën, por teknologjia nuk të bën të lumtur’.

SACCHI, KAKÀ, IBRA— Mes intuitave fituese të Braidas ishte caktimi i Sacchi si trajneri i Milanit.

‘Ishte gati të nënshkruante për Fiorentinën, e bëra që të kthehej dhe e çova te Berlusconi; kështu u bë trajneri i Milanit-tha Braida-Sacchi ishte inovator bashkë me Gallianin dhe në fillim u pa keq. Unë dhe Galliani jetonim me Milanin ditë e natë’. Por për të marrë Kakà atij iu desh të përdorë një strategji. ‘Ia sinjalizova Gallianit lojtarin, por ai nuk donte të shpenzonte parà…u detyrova i thashë se e donte dhe Interi për ta bindur që ta merrte. Kur shkuam në Londër për Rijkaard fsheva kontratën në pantallona’-tha Braida. Ndërsa te Milani aktual është Ibrahimovic si drejtues, të cilit Braida i jep një këshillë: ‘Si futbollist nuk diskutohet, por duhet të ketë përulësinë për të mësuar’.

Top Channel