Demokratët i bashkohen protestës, TCH zbulon SMS-në e shpërndare nga degët: Të jemi të gjithë bashkë

07/06/2026 18:20

Demokratët vendosën t’i bashkohen protestës së qytetarëve në ditën e 8-të të saj.

Përmes një mesazhi të shpërndarë strukturave, krerët e degëve në Tiranë njoftojnë anëtarët të dalin të gjithë bashkë, të organizuar në protestë.

Top Channel ka zbuluar mesazhin e njërës prej degëve të kryeqytetit ku jepen detaje të vendtakimit dhe arsyes së pjesëmarrjes:

“Përshëndetje miq!

Sot, në orën 18:00, do t’i bashkohemi protestës mbarëkombëtare të të gjithë shqiptarëve!

Shumë prej jush prej kohësh kanë bashkuar zërin e tyre me zërin e rinisë shqiptare. Sot është koha të dalim të gjithë së bashku dhe të kërkojmë çdo ditë përgjegjësi deri në arritjen e qëllimit tonë.

Vendi i takimit do të jetë përballë Piramidës, pranë stacionit të autobusit.

Duhet të jemi të gjithë bashkë dhe jo të shpërndarë, sepse vetëm të bashkuar zëri ynë do të dëgjohet dhe do të ketë forcën që meriton.

Mirë u takofshim!”, thuhet në mesazhin e siguruar nga Top Channel.

Duket se arsyeja që bindi demokratët t’i bashkohen protestës ishte kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit. Ndonëse janë hedhur thirrje kundër Berishës, kreu demokrat i ka cilësuar ato si të nxitura nga partitë e reja dhe jo nga qytetarët.

Top Channel