E shtunë, 06 Qershor 2026
22:47
Në 48 orë, Izraeli godet 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Forcat e armatosura izraelite njoftuan sonte se kishin goditur “afërsisht 150” pozicione të Hezbollahut brenda 48 orëve në Libanin jugor .

22:36
Kafeneja më e rrezikshme në botë, një atraksioni i pazakontë ku për të pirë një kafe.. duhet të sfidosh lartësitë

Një kafene e vendosur në faqen e një shkëmbi të thepisur në provincën Fujian të Kinës po tërheq vëmendjen e mijëra turistëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, falë vendndodhjes së saj spektakolare dhe përvojës së pazakontë që ofron.

22:33
Pas katër orësh, mbyllet protesta e shtatë në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, çfarë kërkojnë tubuesit

Pas katër orësh, u mbyll në Tiranë protesta e shtatë kundër investimit në Zvërnec. Tubimi u zhvillua në sheshin kryesor të kryeqytetit, ku pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj projektit.

22:14
Donald Trump krijon video të re me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij nga njerëzit e planetit.

22:02
Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”.

21:55
Shqipëria e Maran nuk “shkrep”, Kombëtarja mposhtet nga Luksemburgu në një tjetër paraqitje zhgënjyese. Humbja e pestë radhazi

Shqipëria ka marrë sonte humbjen e pestë radhazi në ndeshjet e të gjitha kompeticioneve. Kombëtarja kuqezi është mposhtur në miqësoren ndaj Luksemburgut, e luajtur në Arenën Kombëtare.

21:43
Kujdesi për dhëmbët te fëmijët, depistimet zbulojnë më shumë fëmijë me karies dhe higjienë të dobët

Që nga 1 qershori, duke nisur nga shkolla 9-vjeçare e Himarës, Klinika Stomatologjike Universitare ka nisur një depistim me nxënësit e shkollave 9-vjeçare me njësi lëvizëse, pasi hasim shpesh fëmijë me dhëmbë të prishur.

21:37
Leao humbet toruan në miqësore; i vë duart në grykë dhe gjuan kundërshtarin, ndëshkohet me karton të kuq

Që ky është një moment delikat për Rafael Leaon, është kuptuar prej kohësh, por sezoni i tij negativ po shfaqet edhe në kombëtaren portugeze.

21:37
Rregulla të reja për ndotësit/ Bizneset do paguajnë për ndotjen, lejet mjedisore bëhen publike

Fabrikat dhe aktivitetet industriale që ndotin mjedisin do të përballen me rregulla më të forta kontrolli, ndërsa qytetarët do të kenë më shumë informacion mbi ndikimin e tyre në mjedis.

21:30
Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private

Banorët e Zvërnecit, në zonën ku planifikohet të ndërtohet resorti turistik me vlerë 4 miliardë dollarë, shprehen në mbështetje të investimit, por kërkojnë që paralelisht të zgjidhet edhe çështja e pronave të tyre.

20:45
Roland Garros, triumfon Mirra Andreeva, titulli i parë i Grand Slam për tenisten ruse

Mirra Andreeva është kampionia e re e turneut të dytë Grand Slam të vitit, Roland Garros.

20:30
“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

Edi Rama ka reaguar këtë mbrëmje në X, duke deklaruar se protesta kundër investimit në Zvërnec ka pasur rreth 2,000 pjesëmarrës, duke e cilësuar këtë si shifrën më të ulët deri tani dhe duke shtuar se edhe në kulmin e saj nuk ka kaluar 8,000 pjesëmarrës.

20:21
SHBA e shqetësuar: Izraeli po shton spiunazhin ndaj Witkoff dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se Izraeli ka shtuar përpjekjet për të spiunuar zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff, i cili ka marrë pjesë në negociatat me Iranin, sipas një raporti në New York Times. Duke cituar raportet e inteligjencës amerikane, gazeta tha se […]

20:12
“Budallallëku nuk e merr dot peng Shqipërinë”, Rama ndan foto nga resorti prestigjioz në Katar: E ka ndërtuar i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin publik për projektin turistik të Zvërnecit, duke sjellë në vëmendje një prej investimeve të njohura turistike në Katar.

20:00
Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj/ Në pranga 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja që plotësoi aktin si ‘vdekje natyrale’

Një ngjarje e rëndë kriminale, e fshehur për më shumë se një muaj, është zbardhur nga Policia e Lezhës në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit.

19:55
Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

Për të pestin vit, Shijaku mirëpret motoristë nga Shqipëria, diaspora dhe mbi 50 vende të botës, duke krijuar një atmosferë të bukur në qytet.

19:31
Botërori 2026/ Kombëtarja iraniane niset në drejtim të Meksikës

Kombëtarja iraniane e futbollit u nis për në Meksikë pas një grumbullimi 15 ditor të kryer në Antalya të Turqisë.

19:20
Tension në Egje/ Turqia shkel 9 herë hapësirën ajrore greke, përplasje e izoluar mes avionëve

Forcat ajrore turke kanë kryer nëntë shkelje të hapësirës ajrore greke gjatë ditës së shtunë (6 qershor), sipas një njoftimi të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë.

18:41
Hysaj “shekullor” me shiritin në krah dhe disa ndryshime, publikohet formacioni i Kombëtares për sfidën me Luksemburgun

Kombëtarja në 20:00 në Arenën Kombëtare do të sfidojë Luksemburgun në ndeshjen e fundit të këtij sezoni.

18:29
Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA

Shqiptarët në Greqi janë mbledhur sot para sheshit Sintagma në Athinë, duke iu bashkuar kështu protestës kundër investimit në Zvërnec.

18:17
MotoGP në Hungari/ Marc Marquez dominon Garën Sprint, Bezzecchi i treti

Pas pole position, Marc Marquez fiton edhe Garën Sprint në Çmimin e Madh të Hungarisë në Botërorin e MotoGP.

18:13
Berisha takim me 71 të rinjtë e zgjedhur në Këshillin Kombëtar, kreu i PD: Ju do kontribuoni në ‘ripërtëritjen’ e partisë

Gjatë takimit me 71 të rinjtë dhe të rejat e zgjedhur në Këshillin Kombëtar, Berisha vlerësoi kontributin e Antonio López-Istúriz White si mbështetës i Partisë Demokratike ndër vite. Më pas, ai u ndal te roli i të rinjve në parti, duke i cilësuar ata si “audienca e shpresës” për PD-në dhe vendin.

18:05
Antonelli i pandalshëm edhe në Montecarlo, “pole position” historik në Çmimin e Madh të Monakos

Kimi Antonelli ka fituar provat zyrtare në Çmimin e Madh të Monakos, duke mposhtur emra të mëdhenj të Formulës 1 në një nga kualifikueset më të forta të sezonit.

17:39
“Si qendër tregtare, duhet motor për të lëvizur në të”, shtëpia e re e Cristiano Ronaldos “çmend” tifozët

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodríguez janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, këtë herë jo për një gol apo aktivitet sportiv, por për rezidencën e tyre luksoze në Portugali.

17:37
Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit

Familja e të riut Eglant Koçi ka ngritur alarmin në Policinë e Tiranës, pasi prej dy ditësh ka humbur çdo kontakt me të.

17:22
Punoi me Klopp te Borussia Dortmund, Watzke: Ai nuk ka ndërmend të drejtojë Real Madridin

Erling Haaland dhe Jurgen Klopp janë kthyer në emra të përmendur në debatet dhe spekulimet e fundit rreth planeve të ardhshme të Real Madridit, sipas raportimeve në mediat spanjolle.

17:22
Guardiola dhe hipoteza për stolin e Italisë: Unë trajner? Tani dua të ndalem, më pas të shohim…

Pep Guardiola duket se i mbyll derën kombëtares italiane dhe në fakt çdo kombëtareje tjetër, të paktën në këtë moment. Trajneri katalanas ndoshta kërkon vetëm të pushojë, ose ndoshta dëshiron të kuptojë se çfarë e ardhme e pret.

17:21
Dasma luksoze e Dua Lipës shkakton zemërim në Siçili? Banorët protestojnë, këngëtarja raportohet se u pagoi kompensim

Festimet marramendëse të martesës së Dua Lipa dhe Callum Turner në Palermo të Siçilisë nuk kanë sjellë vetëm atmosferë festive dhe të ftuar VIP, por edhe pakënaqësi nga një pjesë e banorëve vendas.

17:02
Zyrtare/ Vllaznia bën blerjen e parë, shkodranët prezantojnë Patrik Bardhin

Vllaznia bën blerjen e parë në merkaton e kësaj vere. Skuadra shkodrane përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur ardhjen e Patrik Bardhit pasi ky i fundit mbylli bashkëpunimin me skuadrën e Vorës

17:00
Dëmtimi i Leo Messit, cilat janë të rejat e fundit mbi gjendjen e yllit argjentinas në prag të Botërorit

Lionel Messi ka bërë hapa përpara në rikuperimin e tij dhe mund të marrë minuta në ndeshjet miqësore të Argjentinës në prag të Kupës së Botës, ka deklaruar trajneri Lionel Scaloni.

16:36
Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestën zhvilluar sot në zonën e Zvërnecit kundër projektit për ndërtimin e një resortit turistik.

16:16
Zelensky sfidon Putin/ Sulm i paprecedentë në Shën Petersburg, mbi 140 dronë ukrainas godasin Rusinë

Autoritetet ruse kanë raportuar një nga sulmet më të mëdha me dronë që nga fillimi i luftës, duke akuzuar Ukrainën për një sulm “të paprecedentë” ndaj rajonit të Shën Petersburgut, ndërsa qyteti priste ditën e fundit të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Rusisë.

15:49
Masat e sigurisë për miqësoren e Kombëtares ndaj Luksemburgut, policia njofton edhe bllokimin e bulevardit ku do të mbahet protesta për Zvërnecin

Shqipëria sfidon sot në një ndeshje miqësore kombëtaren e Luksemburgut. Policia ka njoftuar planin e masave dhe ka bërë të ditur për qytetarët edhe rrugët që do të bllokohen.

15:43
Shtohen pickimet në verë, temperaturat e larta nxjerrin më herët zvarranikët dhe insektet helmuese

Me rritjen e menjëhershme të temperaturave dhe nisjen e sezonit veror, janë shfaqur edhe problemet e para me zvarranikët dhe insektet helmuese.

15:36
“Memet janë përgatitja paraprake”, ish-agjenti i Shërbimit Sekret amerikan: Irani po përdor debatin për Zvërnecin për të goditur Shqipërinë

Çështja për Zvërnecin po merr vëmendje edhe jashtë vendit. Robert Ferguson, ish-agjent i Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe ekspert i sigurisë, ka publikuar një artikull ku ngre shqetësimin për atë që ai e cilëson si një fushatë të koordinuar dezinformimi me origjinë nga Irani.

15:32
“Papa është me të gjithë, por…”/ Ati i Shenjtë shuan dilemat dhe zbulon skuadrën që mbështet në Spanjë

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Papa Leo XIV është pyetur se cilin ekip mbështet, Real Madrid-in apo Barcelonën dhe përgjigja e tij ishte sa e qartë, aq edhe me humor.

15:23
Protesta e Zvërnecit ndryshon edhe skenarin e opozitës, Berisha: Kishim në plan të organizonim tonën, por nuk do rivalizojmë me tubimin në bulevard

Kreu i PD-së Sali Berisha ka ndryshuar skenarin e partisë pas protestave në Zvërnec.

15:20
Ndryshon 27% e skuadrës/ Maran ‘shkund’ sulmin me Dakun dhe Uzunin, hidhet në fushë Luis Hasa

Në krahasim me ndeshjen përballë Izraelit, rotacioni për sfidën e sotme ndaj Luksemburgut prek saktësisht 3 nga 11 lojtarët e formacionit titullar.

14:51
KQZ publikon të dhënat nga votimi në Kosovë, deri në mesditë votuan fizikisht gjysma e qytetarëve nga diaspora në 18 ambasada dhe kosullata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit deri në mesditë me pjesëmarrjen e votuesve në procesin e votimit të diasporës në zgjedhjet në Kosovë. 

14:50
Udhëtimi drejt Spanjës, Papa Leoni XIV mesazh për tensionet SHBA-Iran: Nuk është një luftë e drejtë, armët dhe shkatërrimet…

Në deklaratat e bëra në bordin e avionit papnor gjatë udhëtimit drejt Spanjës, Papa Leoni XIV u ndal te konfliktet ndërkombëtare, përfshirë luftën në Iran dhe luftën Rusi–Ukrainë.

14:30
Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë

Pak pasi sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio deklaroi se “nuk e kishte parë kurrë presidentin duke fjetur në evente zyrtare”, një video që e tregon Donald Trumpin teksa dremit në Dhomën Ovale, pushtoi menjëherë rrjetin.

14:12
Botërori i MotoGP/ Super Marc Marquez, fiton pole position në Çmimin e Madh të Hungarisë

Marc Marquez i vërtetë po kthehet pak nga pak. Pas 4 garave aspak të lehta dhe ku mori pak kënaqësi edhe për shkak dëmtimi, piloti spanjoll fiton pole position në Çmimin e Madh të Hungarisë në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP, një ndalesë ku vitin e kaluar doli fitues.

14:07
Ekstradohet nga Serbia në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë grabitën dhe asfiksuan një 65-vjeçar në Selanik

Vrasja e një 65-vjeçari në Selanik, konkretisht në Tumba, në vitin 2013, po rikthehet në qendër të vëmendjes, ndërsa një tjetër i pandehur po dërgohet në gjyq për pjesëmarrje në grabitjen që rezultoi në vdekjen e viktimës.

14:05
Kosova drejt kutive të votimit, DW: Pa kompromis ndërpartiak, zgjedhjet do të dështojnë sërish

Kosova hyn këtë të diel në një tjetër test elektoral për të përballuar krizën institucionale që e ka shoqëruar vendin gjatë 16 muajve të fundit.

13:48
Pamje tronditëse në Ankara/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë në dorë pas një konflikti me bashkëshorten

Skena tronditëse u panë sot në Ankara kur një burrë mbajti peng vajzën e tij trevjeçare, e kërcënoi me thikë dhe e vari nga dritarja e një apartamenti pas një debati të ashpër me gruan e tij.

13:45
Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë për 100 vite, Europa e bota do na vlerësojnë si vend i bekuar, jo i mallkuar

Kryeministri Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetin e tij në Facebook një shembull invetimi elitar në turizën, në një zonë të mbrojtur në Portugali.

13:36
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

Një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë dhe veçanërisht për rajonin e Shkodrës vjen nga UNESCO.

13:34
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

Pas notës së protestës që i ka dërguar Athina Kievit, për herë të parë, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka reaguar zyrtarisht për dronin detar pa pilot që u zbulua pranë ishullit grek Lefkada.

13:33
Në gjurmët e baballarëve, nga Zidane te Conceiçao, 7 futbollistët që do të luajnë në Botëror, ashtu si prindërit e tyre

Dardha bie nën dardhë është një shprehje që gjen aplikim në çdo fushë dhe futbolli nuk bën përjashtim.

13:14
“Bjeri pragut, të dëgjojë dera”/ Putin refuzoi ofertën e Zelensky-t, analistët: Letra e hapur e presidentit ukrainas ishte për “puç shteti”

Vladimir Putin e refuzoi ofertën e Volodymyr Zelenskyy për një takim ballë për ballë, teksa u shpreh i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat e saj në luftë, përfshirë marrjen e plotë të rajonit të Donbas.

13:07
Mështekna tërheq turistët, pyjet e Shishtavecit kthehen në atraksion për vizitorët vendas e të huaj

Në lartësitë mbi 1400 metra, mes Novosejt, Shishtavecit dhe Borjes, shtrihen qindra hektarë të pyllëzuar me mështeknë, pishë dhe akacie.

13:04
Alpet magjepsin turistët/ Nga Kanadaja në Kelmend, vizitorët zbulojnë bukuritë e maleve te veriut

Olivieri ka udhëtuar nga Kanadaja e largët me një qëllim të vetëm: të ngjitet në këtë majë të Alpeve shqiptare.

12:49
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës.

12:48
“Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit”, Berisha: Greqia me 3 mijë km brigje, paska problem një investim në Shqipëri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dënuar ditën e sotme deklaratat e kryeministri Rama për protestuesit, duke u shprehur se ai i krahasoi ata me falangat e Hitlerit.

12:32
“Diplomatin italian apo francez?”/ Përplasje për Bosnjën, SHBA dhe Europa ndahen për emërimin e Përfaqësuesit të Lartë

Një krisje mes SHBA-së dhe vendeve europiane për të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës është shfaqur në vazhdën e mosmarrëveshjeve lidhur me emërimin e Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

12:22
Franca, Mbappe drejt Botërorit: Mund të bëjmë mirë. Italia? Më vjen shumë keq

Edhe pak ditë dhe në SHBA, Meksikë dhe Kanada do të ngrejë siparin e tij kompeticioni më i rëndësishëm futbollistik, kampionati botëror.

12:20
“Më vrau kur thatë se toka është e trashëguar”/ Rama i përgjigjet qytetarit në Zvërnec: Më ke dëgjuar gabim, unë s’jam takuar kurrë me pronarët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Zvërnecit përpara organizimit në Vlorë për 35-vjetorin e PS.

12:17
Protesta shkon në Nartë/ Mes flamingove dhe pankartave në breg të detit, zëra kundër dhe pro projektit

Prej gardhit metalik në Porto Novo të Zvërnecit kanë mbetur gjurmët e dheut të shkrifët dhe betonit, që tregojnë përpjekjen e parë për të shënuar nisjen e projektit, tashmë të kthyer në vëmendje bashkë me flamingot.

12:05
U plagos gjatë aksionit në Maliq, reagon Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar, por me parametra jetësore të qëndrueshme

Gjendja e efektivit të plagosur gjatë aksionit në Maliq i cili u dërgua me urgjencë drejt Traumës tashmë është stabël.

12:02
Formula 1/ Ferrari, Drejtori i skuderisë shtrohet në spital: Është nën monitorim, nuk do të jetë në pistë

Drejtori i Ferrarit, Frederic Vasseur nuk do të jetë në pistë këtë të shtunë në provat e treta të lira dhe ato kualifikuese në Çmimin e Madh të Montecarlos në Botërorin e Formula 1.

11:55
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit: Toka është e shitur, këtë nuk e zgjidhni dot me mua

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Zvërnecit, ku foli për pronën ku do të bëhet projekti.

11:47
Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas dhe i shkaktoi plagë të rënda, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Kolonjës pasi ka dhunuar një shtetas.

11:38
Finalja e Madhe e NBA/ New York Knicks fiton sërish ndaj San Antonio, e çon serinë e ndeshjeve 2-0, ëndërron titullin

E pabesueshme ishte ajo që ndodhi në ndeshjen e dytë në Finalen e Madhe të NBA, New York Knicks fitoi sërish ndaj San Antonios dhe merr kryesimin në 2-0 në serinë e ndeshjeve me teksanët. Këtë radhë skuadra njujorkeze e fitoi ndeshjen me rezultatin 105-104 pas një minutë të fundit të çmendur e vendosur nga gjuajtja e lirë e realizuar nga Brunson që shfrytëzoi një gabim trashanik në tranzicion të Wembanyama.

11:29
Zelensky konfirmon sulmet gjatë natës në Rusi/ Goditën një bazë ushtarake dhe një magazinë nafte, presidenti ukrainas: Çdo formë padrejtësie do të marrë përgjigje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pohoi se dronët ukrainas goditën gjatë natës një objekt magazinimi nafte në rajonin Krasnodar, në jug të Rusisë, si dhe një bazë ushtarake pranë Shën Petersburgut, në veri të vendit.

11:12
U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike

Gjykata e Posaçme ka lë në burg ka lënë në burg 4 nga 6 shtetasit shqiptarë të ekstraduar ditën e djeshme nga Dubai, të cilën ishin në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

11:03
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

Fundjava me mot të kthjellët dhe temperatura të mira ka ftuar vendas e të huaj drejt bregdetit të Durrësit.

11:03
Milan, duhen përgjigje, Austria ngut Rangnick dhe për pankinën rezistojnë 2 pista

Ditët kalojnë por te Milani mbretëron ende pasiguria totale për atë që do të jetë rruga e re që do të ndërmerret nga Cardinale për bordin drejtues dhe stafin teknik të klubit. Pronari i kuqezinjve, pasi largoi të gjithë drejtuesit me një lëvizje të vetme synon të prezantojë të gjithë protagonistët të gjithë së bashku.

10:59
“Ndërtuam një sistem mbrojtje kundër sulmeve të Iranit, shohim edhe aktivitetin”/ Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministri Rama se me anë të sistemeve mbrojtëse kundër sulmeve digjitale iraniane, përgjon qytetarët dhe protestuesit.

10:33
I dënuar me mbi 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje/ Kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 54-vjeçar i dënuar me mbi 7 vite burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe kanosje është kapur në Kurbin dhe pritet ekstradimi drejt Italisë.

10:32
Inter, presidenti Marotta: Në fillim Champions League dhe më pas dal në pension….

‘Dua Champions League me Interin dhe më pas do të dal në pension’-kështu është shprehur presidenti i Interit, Beppe Marotta në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport.

10:30
“Kupa e Botës 2026” LIVE dhe FALAS me çdo abonim në DIGITALB!

Ka ngjarje që ndiqen, por ka edhe ngjarje që përjetohen. Kjo verë sjell spektaklin më të madh sportiv në planet: Kupën e Botës 2026.

10:30
I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

Një 44-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Italia, pasi akuzohet nga GJKKO për vrasjen e një shtetasi në Mamurras në vitin 2020.

10:29
Rrëshqitja masive e dheut në Durrës/ Autoritetet rrisin masat e sigurisë, banorët nuk lejohen të futen në banesa për shkak të terrenit të paqëndrueshëm

Një ditë pas rrëshqitjes masive të dheut në Kodër Currila, autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në zonën e prekur.

10:15
Izraeli godet një automjet ushtarak në jug të Libanit, vriten disa ushtarë libanezë, përfshirë edhe një oficer

Disa ushtarë libanezë, përfshirë një oficer, janë vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në jug të Libanit, njoftuan autoritetet ushtarake libaneze.

10:14
Federico Chiesa i ka idetë e qarta: Dua të luaj, Como? Jam i hapur për gjithçka

Federico Chiesa ka dëshirë të jetë sërish protagonist dhe i shkel syrin Serie A, kampionatit që e ka parë të rritet si lojtar me fanelat e Fiorentinës dhe Juventusit.

10:02
SHBA aprovon shitjen e sistemeve anti-dronë Kuvajtit, aleati amerikan në Gjirin Persik do paguajë rreth 2 miliardë dollarë

Qeveria amerikane ka miratuar një shitje të sistemeve mbrojtëse kundër dronëve në Kuvajt, me një vlerë që vlerësohet të jetë gati 2 miliardë dollarë, njoftoi Departamenti i Shtetit të premten.

09:50
Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një 16-vjeçar.

09:39
Teherani i bën thirrje Bejrutit pas deklaratave kundër Hezbollahut nga presidenti libanez: Armiku juaj i vërtetë është izraelit, shpëtoni vendin tuaj

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun, i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen” në punët e vendit të tij.

09:19
Tritol banesës 2-katëshe në Rrilë të Lezhës, raportohet vetëm për dëme materiale

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në fshatin Rrilë të Lezhës.

09:14
Ukraina përshkallëzon sulmet ndaj Rusisë, forcat ruse rrëzojnë 86 dronë të Kievit në Shën Petersburg dhe Moskë

Forcat e armatosura ruse kanë rrëzuar 86 dronë ukrainas gjatë natës së të premtes në rajonin përreth Shën Petersburgut, ku po zhvillohet një forum i madh investimesh, thanë autoritetet e qytetit.

08:52
Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta

Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës  23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, në vendin e quajtur “Ekualipsi”.

08:46
Eva Buzo rikthehet në Vlorë, rekordmenia shqiptaro-australiane nis sfidën e notit rreth ishullit të Sazanit

Avokatja dhe rekordmenia shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në Vlorë.

08:33
Zgjedhjet në Kosovë, diaspora i drejtohet sot kutive të votimit në 30 ambasada e konsullata

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të regjistruar për votim fizik jashtë vendit, mund të ushtrojnë sot të drejtën e tyre të votës.

08:25
Putin kërkoi që të ishte ndërmjetësuesi i dialogut Rusi-BE, presidenti rus takohet me ish-kancelarin Shchroder në Kremlin

Kremlini tha se presidenti rus Vladimir Putin u takua privatisht me ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroder.

08:12
“Irani ka vetëm 22% të raketave që kishte kur sulmuam ne”, Trump: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani tani mban vetëm 21%-22% të arsenalit të tij raketor dhe pretendoi se sulmet e SHBA-së kanë dëmtuar rëndë aftësitë ushtarake të Teheranit.

08:00
Shpërthim në një minierë qymyri në Kolumbi, humbin jetën 7 punëtorë

Shtatë persona humbën jetën si pasojë e një shpërthim gazi në një minierë të paligjshme qymyri në Kolumbi, thanë autoritetet.

07:48
Alarmohen Bahreini dhe Kuvaiti, dy shtetet e Gjirit aktivizojnë mbrojtjet ajrore pas paralajmërimeve për sulme të reja nga Teherani

Bahreini dhe Kuvajti u vunë në gatishmëri të lartë, pasi autoritetet në dy shtetet e Gjirit raportuan sulme me raketa dhe dronë.

07:35
Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin? Reagon Baku: Nuk kemi lejuar kurrë që territori ynë të përdoret për të goditu vende të treta

Konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vijon të mbetet i tensionuar, ndërsa lufta po zgjerohet edhe më tej në rajon. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Izraeli ka vendosur trupa ushtarake në Azerbajxhan, duke sjellë reagimin e ashpër të Teheranit.

07:10
Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

E premte, 05 Qershor 2026
23:42
Alarm te Gjermania, dëmtohet talenti i Bayernit të Mynihut, humbet Botërorin

Julian Nagelsmann ndezi sirenat e alarmit në Gjermani teksa konfirmoi se Lennart Karl pësoi një dëmtim gjatë seancës stërvitore në prag të ndeshjes së fundit miqësore përpara Botërorit, atë me SHBA që do të luhet ditën e shtunë

23:35
Fushata te Reali i Madridit, Jurgen Klopp i përzgjedhuri i Enrique Riquelme për pankinën

Gara për presidencën e Realit të Madridit shkruan kapitullin e radhës. Kandidatura e Enrique Riquelme bëri të ditur zyrtarisht se Raul Gonzales Blanco do të marrë kontrollin total të zonës sportive të klubit për dekadën e ardhshme.

22:43
Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin

Një moment tensioni u regjistrua gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, kur një prej pjesëmarrësve mori mikrofonin dhe përdori gjuhë fyese e ofenduese ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

22:28
Sulmohet anija turke e peshkimit pranë brigjeve të Krimësë, një viktimë dhe katër të plagosur

Një anije peshkimi turke u sulmua sot në Detin e Zi, pranë bregdetit të Krimesë, duke rezultuar në vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve, njoftuan autoritetet portuale turke.

22:15
Putin refuzon Zelenskyn, presidenti rus reagon pas letrës së homologut ukrainas: I pasinqertë

Presidenti rus, Vladimir Putin, reagoi pas ftesës së Zelenskuyt për tu takuar me homologun Ukrainas. Por shefi i Kremlinit deklaroi se “aktualisht nuk sheh asnjë arsye për të takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

22:02
Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën në vendngjarje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës.

21:59
FIFA iu bën një dhuratë klubeve, shpërblim rekord për lojtarët e tyre që janë në botëror

FIFA bëri të ditur detajet për shpërblimin që do t’ju shpërndajë klubeve për futbollistët e tyre që janë pjesëmarrës në Botëror(sistemi CBP) dhe është një shifër rekord në mënyrë absolute, 305 milionë euro. Por jo vetëm kaq, do të përfitojnë edhe ekipet që do të dhanë futbollistët në fazën kualifikuese.

21:56
Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së për Top Channel: E vërteta me ambasadorin

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, është parë duke kaluar në bulevard teksa po zhvillohet protesta.

21:52
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë nga Dubai 6 personat e përfshirë në grupe kriminale

Është finalizuar operacioni i ekstradimit nga Dubai drejt Shqipërisë i disa shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të akuzuar për vepra të rënda penale që lidhen me trafikun e narkotikëve, pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale dhe mashtrimin kompjuterik.

21:50
Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhej në Vlorë, aty ku po bisedon me banorët e zonës së Zvërnecit, protestuesit në Tiranë vijuan grumbullimin për të gjashtën ditë.

21:29
Vrasja e efektivit në Maliq, drejtori i Policisë Skënder Hita: Lamtumirë, Heroi ynë!

Drejtoi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mori pjesë sot në homazhet që u mbajtën në nder të Enea Mekollit, efektivit që humbi jetën ditën e djeshme në Maliq.