Banorët e Zvërnecit, në zonën ku planifikohet të ndërtohet resorti turistik me vlerë 4 miliardë dollarë, shprehen në mbështetje të investimit, por kërkojnë që paralelisht të zgjidhet edhe çështja e pronave të tyre.
Sipas tyre, zhvillimi i zonës është i domosdoshëm dhe mund të sjellë përfitime ekonomike për komunitetin, por më parë duhet të ketë një zgjidhje të drejtë për pronat që pretendojnë se u përkasin.
Minella Balliu dhe familje të tjera të zonës thonë se disponojnë rreth 220 hektarë tokë të përfituar sipas ligjit 7501. Ata kërkojnë prej vitesh njohjen dhe legalizimin e këtyre sipërfaqeve, të cilat aktualisht i kanë në përdorim.
“Banorët shprehen se nuk janë kundër investimeve dhe zhvillimit të turizmit në zonë. Përkundrazi, ata e konsiderojnë projektin një mundësi për përmirësimin e jetesës, por kërkojnë që prona e tyre të vlerësohet dhe të trajtohet sipas ligjit. Petraq Balliu, ish-banor i Zvërnecit, thotë se çështja e pronës së tij ndodhet ende në proces gjyqësor. Ai kërkon që fillimisht të përcaktohet ligjërisht pronari i tokës dhe më pas të vijojë çdo projekt zhvillimi”, shprehet Minella Balliu.
“Në të njëjtën linjë shprehet edhe Gentian Moçka i cili prej më shumë se 12 vitesh ndjek në gjykatë çështjen e pronës së tij”, thotë Petraq Balliu.
“Banorët theksojnë se zhvillimi dhe respektimi i të drejtave të pronës nuk janë procese që përjashtojnë njëri-tjetrin. Ata kërkojnë që investimi të ecë përpara, por në të njëjtën kohë të garantohet një zgjidhje e drejtë dhe ligjore për pronat që pretendojnë se u përkasin”, shprehet Gentian Moçka.
Top Channel