UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore Olivieri ka udhëtuar nga Kanadaja e largët me një qëllim të vetëm: të ngjitet në këtë majë të Alpeve shqiptare.
Gjithçka nisi nga një sugjerim i një miku të tij për Shqipërinë, ndërsa më pas u tërhoq nga pamjet mahnitëse që gjeti në internet.
“Vij nga Kanadaja, nga zona frankofone, Montreal. Një mik më sugjeroi Shqipërinë dhe më pas lexova në internet e vendosa të vij me çdo kusht. Vendi është fantastik dhe njerëzit të jashtëzakonshëm. Nuk isha i përgatitur për borën në këtë periudhë dhe njerëzit në bujtinë më ndihmuan shumë, madje më dhanë edhe këpucët e tyre për të bërë ngjitjen në këtë majë. I vlerësoj shumë njerëzit këtu”, u shpreh turisti nga Kanadaja, Oliver Langevin.
Ndërkohë, Besmiri,polic në Bruksel, ka zgjedhur që një pjesë të pushimeve t’i kalojë në Shqipëri, duke eksploruar Alpet e Kelmendit në Malësinë e Madhe.
Sezoni duket se do të jetë i mbarë për këtë zonë, e cila po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj, por ende pak nga vizitorët vendas.
Malësia e Kelmendit është një nga zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut. Ajo është shndërruar në një destinacion të preferuar turistik falë vendndodhjes gjeografike që ofron peizazhe mahnitëse malore.
Top Channel