Alarm te Gjermania në prag të Botërorit, dëmtohet talenti i Bayernit të Mynihut, Nagelsmann i shqetësuar
FIFA bëri të ditur detajet për shpërblimin që do t’ju shpërndajë klubeve për futbollistët e tyre që janë pjesëmarrës në Botëror(sistemi CBP) dhe është një shifër rekord në mënyrë absolute, 305 milionë euro. Por jo vetëm kaq, do të përfitojnë edhe ekipet që do të dhanë futbollistët në fazën kualifikuese.
Këshilli i FIFA e konfirmoi si pjese e memorandumit të rinovuar në marrëveshjen mes qeverisë së futbollit botëror dhe EFC(European Football Clubes) që kryesohet nga Nasser Al Khelaifi. Shifra e akorduar është një rritje me 70% në krahasim me edicionin e vitit 2022. Pjesa më e madhe prej 215 milionë euro do të shpërndahet mes klubeve që do të japin futbollistët për Botërorin që nis në 11 qershor. Pagesa do të llogaritet për çdo futbollit dhe për ditë. Shpërblimi minimal është 4200 euro në ditë për çdo futbollist edhe pse e gjithë kjo është në funksion të ecurisë së skuadrave respektive në turne dhe minutazhit që do të kenë.
Nga përllogaritjet rezulton se Manchester City me më shumë lojtarë në botëror, 19, mund të përfitojë 10 mijë euro në ditë për një vlerë prej 190 mijë euro për një total prej 6 milionë euro për të gjithë turneun.
Përsa i përket fazës kualifikuese, janë rezervuar 80 milionë euro që do të shpërndahen për çdo futbollist dhe ndeshje. Në total janë luajtur 905 ndeshje kualifikuese dhe kështu shpërndarja është 2000 euro për çdo futbollist. Ndërsa 4 milionë euro të tjerë do të akordohen pasi të jenë zbritur shpenzimet administrative pas ekzekutimit të programit.
Top Channel