“Diplomatin italian apo francez?”/ Përplasje për Bosnjën, SHBA dhe Europa ndahen për emërimin e Përfaqësuesit të Lartë

06/06/2026 12:32

Një krisje mes SHBA-së dhe vendeve europiane për të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës është shfaqur në vazhdën e mosmarrëveshjeve lidhur me emërimin e Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara mbështetën diplomatin italian Antonio Zanardi Landi, ndërsa shumica e vendeve europiane përkrahën diplomatin francez René Troccaz. Pas dështimit në gjetjen e një konsensusi, Ambasada Amerikane në Sarajevë paralajmëroi se SHBA mund të “rishqyrtojë” rolin e saj në praninë ndërkombëtare në Bosnjë.

Administrata Trump gjithashtu kërkoi kufizimin e kompetencave të Përfaqësuesit të Lartë, i cili mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Daytonit. Sipas The Guardian, paskësaj, disa zyrtarë europianë shprehën dyshime për motivet e Uashingtonit, teksa një sërë analistësh vlerësojnë se Shtetet e Bashkuara gabimisht supozuan se europianët do të mbështesnin automatikisht kandidatin e saj.

Ata gjithashtu ngrenë pikëpyetje se perse SHBA po këmbëngul kaq fort për Landin. SHBA-ja nuk ka më një prani të konsiderueshme ushtarake në Bosnia and Herzegovina, ku aktualisht ndodhet vetëm një forcë e vogël paqeruajtëse e BE-se. Megjithatë, ajo ka vazhduar të luajë një rol atje nepermjet Këshillit për Zbatimin e Paqes, PIC, dhe marrëdhënieve dypalëshe.

PIC pritet të përpiqet përsëri të arrijë një konsensus për postin e Përfaqësuesit të Lartë në fund të këtij muaji, kohë kur besohet se mund të dalin kandidatë kompromisi që do të jenë më të pranueshëm për të gjitha palët.

 

Top Channel