Një krisje mes SHBA-së dhe vendeve europiane për të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës është shfaqur në vazhdën e mosmarrëveshjeve lidhur me emërimin e Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara mbështetën diplomatin italian Antonio Zanardi Landi, ndërsa shumica e vendeve europiane përkrahën diplomatin francez René Troccaz.