Analiza e CNN: Takimi trepalësh me Trump, fitore për Xi dhe Putin në rrugën drejt një rendi të ri botëror
Situata e përmbytjeve në veri të Francës është përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë planin e emergjencës në dhjetëra zona të prekura nga reshjet e dendura.
Sipas autoriteteve lokale, deri të premten në mëngjes mbi 30 bashki në departamentin Pas-de-Calais ishin prekur nga përmbytjet, ndërsa rreth 450 persona janë evakuuar ose kanë marrë ndihmë nga ekipet e emergjencës.
Rreth 300 banorë të Montreuil-sur-Mer dhe Neuville-sous-Montreuil u evakuuan mbrëmjen e së enjtes, për shkak të rrezikut të dobësimit të një dige. Përmbytjet kanë shkaktuar gjithashtu probleme të mëdha në qarkullimin rrugor.
Mediat e huaja shkruajnë se, rreth 30 rrugë të departamentit janë prekur nga rritja e nivelit të ujit, ndërsa autoritetet kanë kërkuar mbylljen e shkollave fillore, të mesme dhe të larta në tri zona administrative, si masë parandaluese.
Prefekti i Pas-de-Calais, François-Xavier Lauch, bëri të ditur se ekipet e shpëtimit kanë kryer 275 ndërhyrje që prej nisjes së situatës emergjente.
“Na pret ende një ditë e vështirë”, deklaroi ai për radion publike ICI Nord.
Sipas raportimeve, në disa zona të jugut të departamentit ka rënë brenda rreth tri ditësh një sasi shiu e barabartë me reshjet e zakonshme të dy muajve.
Shërbimet meteorologjike franceze kanë paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet më tej për shkak të reshjeve të reja. Parashikimet flasin për 30 deri në 50 milimetra shi shtesë, ndërsa sasia totale e reshjeve mund të arrijë në 130 milimetra dhe në disa zona deri në 200 milimetra.
Rrezik i lartë për dalje nga shtrati është paralajmëruar edhe përgjatë lumenjve Canche dhe Course, ku priten rritje të mëtejshme të nivelit të ujit. Përveç reshjeve, në zonat bregdetare parashikohen edhe erëra të forta, me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.
Deri të premten në mëngjes, autoritetet nuk kishin raportuar për persona të lënduar.
Top Channel