“Ndërtuam një sistem mbrojtje kundër sulmeve të Iranit, shohim edhe aktivitetin”/ Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

06/06/2026 10:59

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministri Rama se me anë të sistemeve mbrojtëse kundër sulmeve digjitale iraniane, përgjon qytetarët dhe protestuesit.

“Dihet botërisht, nuk është sot, u bënë vite që ne jemi shënjestër e Iranit. Për këtë arsye kemi ndërtuar një sistem mbrojtje që është nga më të mirët në Evropë sa i përket sulmeve që godasin infrastrukturën digjitale. Kemi mundësi edhe të shohim aktivitetin. Ditën e parë kur ka shpërthyer gjëja ka pasur 5 herë më shumë përdorues të rrjeteve sociale që lidheshin me Shqipërisë sesa çka pasur gjatë gjithë viteve të fundit. 5 herë më shumë në një ditë kur u shpërnda ajo gjëja”, u shpreh Rama disa kohë më parë.

Nëpërmjet një video të shpërndarë në Facebook, Berisha e quan këtë veprim një skandal, duke shtuar se është një krim anti-kushtetues.

“Skandal, pranon me gojën e tij të zezë se po përdor DPI për të përgjuar qytetarët dhe protestuesit. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim anti-kushtetues. Çmenduri”, shkruan Berisha.

Top Channel