Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, është parë duke kaluar në bulevard teksa po zhvillohet protesta.

Top Channel u interesua pranë zyrës së Delegacionit të BE-së, e cila konfirmoi se ambasadori po kalonte rastësisht në të njëjtën kohë kur po zhvillohej protesta.

Kjo është protesta e gjashtë radhazi e qytetarëve në Tiranë, të cilat kanë nisur prej ditës së diel.

Top Channel