‘Dua Champions League me Interin dhe më pas do të dal në pension’-kështu është shprehur presidenti i Interit, Beppe Marotta në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport.

Kreu më i lartë i klubit kampion të Italisë zbuloi disa prej planeve të tij për të ardhmen dhe jo vetëm. Shpesh në rrjetet sociale është përdorur fraza Marotta League me presidentin e Interit që dha përgjigjen e tij.

‘Në rrjetet sociale vërshojnë luanët e tastierës që nuk dinë asgjë për përsonat për të cilët flasin . Nxitohesh në të gjykuar njerëzit pa i njohur. Kështu vetëm vendos baltë mbi ventilator’-tha Marotta që më pas iu përgjigj edhe Jose Mourinhos i cili kohë më parë kishte deklaruar  se asnjë nga futbollistë aktualë të Interit nuk do të kishte hapësirë te skuadra e tij me të cilën fitoi tripletën.

‘Është mendimi i tij, por këta djem janë sportistë të shkëlqyer-vijoi Marotta- është e kotë të bësh krahasime, futbolli ka ndryshuar dhe do të vazhdojë të ndryshojë’.

Dhe në fund Marotta foli për stadiumin e ri.

‘Do të bëhet, paradoksi është se Oaktree dhe RedBird kanë rreth 2 miliardë euro për të investuar dhe po përballen vazhdimisht me pengesa që ngadalësojnë këtë rrugëtim-tha Marotta

Top Channel