“Si qendër tregtare, duhet motor për të lëvizur në të”, shtëpia e re e Cristiano Ronaldos “çmend” tifozët
Pep Guardiola duket se i mbyll derën kombëtares italiane dhe në fakt çdo kombëtareje tjetër, të paktën në këtë moment. Trajneri katalanas ndoshta kërkon vetëm të pushojë, ose ndoshta dëshiron të kuptojë se çfarë e ardhme e pret.
Nga Manresa, pranë qytetit të Barcelonës ku u zhvillua një ceremoni për vendosjen e emrit të tij një fushe futbollit, ish trajneri i Manchester City foli për median spanjolle edhe për të ardhmen e tij. Dhe 55 vjeçari duket se i ka idetë e qarta
‘Unë trajner i një kombëtareje? Tani dua të ndalem për pak kohë dhe të shoh se çfarë do të bëj. As unë nuk e di këtë’-tha Guardiola. Përpara një jave ministri Abodi kur u pyet për ardhjen e katalanasit në pankinën e Italisë tha se kjo nuk është një ëndërr e pamundur, pasi Guardiola është një trajner i rëndësishëm, por duhet të kuptohet nëse ai ka dëshirë të bërhet edhe një trajner i jashtëzakjonshëm kombëtareje.
Dhe Guardiola nuk e la pa bërë një batutë: ‘Do të kthehem të studioj në La Salle, ku kam studiuar kur isha fëmijë dhe do të bëhem mësues’-tha ai.
Në fund Pep Guardiola nuk i kurseu elozhet për Bernardo Silvën një përforcim i mundshëm i Barcelonës dhe që deri përpara pak javësh u vu edhe në shënjestrën e Juventusit.
‘Bernardo do të përshtatej me cilëndo skuadër, thjesht është tepër i zoti’-tha ish trajneri i Manchester City.
Top Channel