Live/ “Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 27-të e protestës në kryeqytet, qytetarët përsërisin kërkesat para Kryeministrisë: Duam qeveri teknike
Gjendja e efektivit të plagosur gjatë aksionit në Maliq i cili u dërgua me urgjencë drejt Traumës tashmë është stabël.
Në njoftimin nga Spitali i Traumës, i siguruar nga Top Channel thuhet se efektivi Edison Adri është ende i intubuar, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm.
“Gjendja shëndetësore e efektivit të Policisë, i ardhur nga Korça dhe i shtruar pak ditë më parë në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), vijon të jetë i intubuar, me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm.
Ekipi mjekësor i SUT-së do të vijojë ndjekjen në dinamikë të gjendjes shëndetësore të efektivit të Policisë dhe do të informojë mbi çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në reagimin e Spitalit të Traumës.
Top Channel