“Si qendër tregtare, duhet motor për të lëvizur në të”, shtëpia e re e Cristiano Ronaldos “çmend” tifozët
Erling Haaland dhe Jurgen Klopp janë kthyer në emra të përmendur në debatet dhe spekulimet e fundit rreth planeve të ardhshme të Real Madridit, sipas raportimeve në mediat spanjolle.
Presidenti i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka komentuar situatën e dy figurave të njohura të futbollit, duke hedhur poshtë disa prej zërave për një angazhim të afërt të tyre me klubin spanjoll.
Sa i përket Jurgen Klopp, Ëatzke u shpreh se trajneri gjerman nuk ka në plan të marrë drejtimin e ndonjë ekipi në të ardhmen e afërt.
“Ai është një trajner i madh, e ka treguar gjithmonë këtë, por aktualisht nuk ka asnjë synim të drejtojë një ekip. Nuk do të firmosë për askënd. Është i bindur për këtë. E di çfarë duhet të bëjë dhe për momentin nuk përfshin rikthimin në pankinë”, tha Watzke.
Ai shtoi se, edhe pse mban kontakte të vazhdueshme me Klopp, nuk ka pasur nevojë për diskutime të veçanta mbi këtë çështje, pasi qëndrimi i trajnerit është i qartë.
Lidhur me Erling Haaland, Watzke tha se sulmuesi norvegjez ka simpati për Real Madridin, por sipas tij, e ardhmja e tij afatshkurtër nuk lidhet me “Los Blancos”.
“Ai e admiron Real Madridin dhe në të ardhmen do të dëshironte të luante aty, por sezonin e ardhshëm do të vazhdojë te Manchester City, pa asnjë dyshim”, deklaroi ai.
Watzke shtoi se Haaland mund të përfundojë te Real Madridi në vitet në vijim, por jo në të ardhmen e afërt, duke theksuar se nuk ka asnjë marrëveshje apo angazhim konkret.
Në fund, drejtuesi i Borussia Dortmund theksoi marrëdhëniet e mira që klubi gjerman ka me Real Madridin dhe vlerësoi presidentin Florentino Perez për menaxhimin e klubit spanjoll gjatë viteve të fundit.
Top Channel