Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë Vladimir Putin e refuzoi ofertën e Volodymyr Zelenskyy për një takim ballë për ballë, teksa u shpreh i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat e saj në luftë, përfshirë marrjen e plotë të rajonit të Donbas.
Gjatë forumit ekonomik në Shën Petërburg, Putin e cilësoi letrën e hapur të presidentit ukrainas si të pahijshme dhe tha se nuk shihte arsye për një takim në këtë moment.
“Nuk shoh ndonjë arsye për një takim të tillë. Për çfarë bëhet fjalë saktësisht në këtë letër? A është një mënyrë për të krijuar kushtet për një takim ballë për ballë? Apo në të vërtetë synon të garantojë që një takim i tillë të mos ndodhë fare? Unë mendoj se është e dyta”, u shpreh Putin.
Zelenskyy kishte propozuar një takim në një vend të tretë, si Zvicra ose Turqia, si dhe një armëpushim të plotë gjatë negociatave. Letra e tij përmendte gjithashtu vështirësitë e fundit ushtarake të Rusisë dhe mungesat e karburantit në Krime, të shkaktuara nga sulmet ukrainase ndaj rrugëve të furnizimit.
Por sipas ekspertëve, në fakt, kreu i shtetit ukrainas kishte një nisur tjetër: Letra në fakt, sipas tyre, i drejtohet elitave ruse të lodhura nga lufta. Burime në Kiev thonë se Zelenky kishte që në muajin maj që e bluante në mendje këtë ide.
Sipas personave të afërt me të, presidenti ukrainas për ditë të tëra kishte peshuar çdo fjalë të letrës së tij, duke imagjinuar se si ta godiste krenarinë e armikut të tij, Putin, duke mos i kursyer as poshtërimin e hapur.
Top Channel