Vladimir Putin e refuzoi ofertën e Volodymyr Zelenskyy për një takim ballë për ballë, teksa u shpreh i bindur se Rusia do t'i arrijë objektivat e saj në luftë, përfshirë marrjen e plotë të rajonit të Donbas. Gjatë forumit ekonomik në Shën Petërburg, Putin e cilësoi letrën e hapur të presidëntit ukrainas si të pahijshme dhe tha se nuk shihte arsye për një takim në këtë moment.