Rregulla të reja për ndotësit/ Bizneset do paguajnë për ndotjen, lejet mjedisore bëhen publike
Që nga 1 qershori, duke nisur nga shkolla 9-vjeçare e Himarës, Klinika Stomatologjike Universitare ka nisur një depistim me nxënësit e shkollave 9-vjeçare me njësi lëvizëse, pasi hasim shpesh fëmijë me dhëmbë të prishur.
Dr. Belisa Kaleci, Drejtore e Klinikës Stomatologjike Universitare: “Ne vazhdimisht bëjmë depistime me nxënës të shkollave. Nga analizimet e këtyre depistimeve rezulton se fëmijët e zonave rurale, kryesisht, për arsye të distancës fizike me stomatologun, apo qoftë edhe për arsye ekonomike, kanë mungesë të higjienës orale. Problematika më e shtuar është kariesi dentar, apo dhëmbët e prishur.”
Sipas drejtoreshës së Klinikës Stomatologjike Universitare, Belisa Kaleci, shëndeti i dhëmbëve është i lidhur me shëndetin e përgjithshëm.
Belisa Kaleci: “Shëndeti i gojës është shumë i rëndësishëm, lidhet me të gjithë shëndetin, por krijon probleme me përtypjen, me artikulimin dhe shkakton probleme sociale, kur frenon komunikimin me shokët.”
Larja e dhëmbëve duhet bërë në mënyrën e duhur.
Belisa Kaleci: “Një larje e mirë është kur kapet e gjithë sipërfaqja e dhëmbëve dhe kur lahen për 1.5 deri në 2 minuta.”
Me përfundimin e shkollës, drejtoresha Kaleci ka një thirrje për prindërit: “Tani fëmijët dalin nga ajo rutina e përditshme. Kujtojini jo vetëm të lajnë rregullisht dhëmbët, por shfrytëzojini pushimet për kontrollet rutinë dhe trajtimet, në rast nevoje, në mënyrë që të mos shkëputen nga shkolla.”
Kjo njësi do të lëvizë në të gjithë vendin gjatë muajit qershor.
Top Channel