“Si qendër tregtare, duhet motor për të lëvizur në të”, shtëpia e re e Cristiano Ronaldos “çmend” tifozët
Vllaznia bën blerjen e parë në merkaton e kësaj vere. Skuadra shkodrane përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur ardhjen e Patrik Bardhit pasi ky i fundit mbylli bashkëpunimin me skuadrën e Vorës
‘Mirësevjen, Patrik! KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Patrik Bardhit, i cili do të jetë pjesë e familjes kuqeblu për sezonin 2026-2027. Një futbollist me cilësi, ambicie dhe uri për sukses, që vjen për të dhënë kontributin e tij në rrugëtimin e Vllaznisë drejt objektivave të reja. I urojmë Patrikut shumë suksese me fanellën kuqeblu, shëndet dhe sa më shumë fitore së bashku me tifozërinë tonë të mrekullueshme. Mirë se erdhe, Patrik Bardhi!’-lexohet në komunikatën e Vllaznisë
Patrik Bardhi dhe Vllaznia kanë nënshkruar një kontratë 1-vjeçare deri në 30 qershor të 2027, ndërkohë që federimi i tij për në kompeticionet evropiane do ta bëjë pasi t’i zhbllokohet merkato.
View this post on Instagram
Top Channel