MotoGP në Hungari/ Marc Marquez dominon Garën Sprint, Bezzecchi i treti
Mirra Andreeva është kampionia e re e turneut të dytë Grand Slam të vitit, Roland Garros.
Për tenisten ruse që vinte në këtë kompeticion si numri 8 i botës, ky është titulli i parë Grand Slam i saj në karrierë, një triumf që e arriti pasi mundi në finale polaken Maja Chwalinska me rezultatin 2-0.
Ishte një sfidë që nuk pati shumë histori pasi Andreeva ishte superiore ndaj kundërshtares së saj duke i mbyllur llogaritë e kësaj finaleje pas 1 orë e 22 minutash lojë dhe nga dita e hënë do të jetë numri 6 i renditjes botërore.
Ekuilibri në këtë ndeshje zgjati shumë pak vetëm deri në rezultatin 3-3 të setit të parë. Në këtë moment Andreeva shtoi ritmin e lojës së saj dhe fitoi 3 game radhazi për të mbyllur setin e parë 6-3. Për Chwalinskan u bë e pamundur të rihyjë në lojë dhe Andreeva e forcoi akoma më shumë diktatin e saj në fushë teksa në setin e dytë mori avantazhin 5-0, përpara se të lejonte kundërshtaren e saj të fitonte 2 game dhe në fund rusja e mbylli setin 6-2 dhe krejt ndeshjen 2-0.
Top Channel