Milan, duhen përgjigje, Austria ngut Rangnick dhe për pankinën rezistojnë 2 pista
Federico Chiesa ka dëshirë të jetë sërish protagonist dhe i shkel syrin Serie A, kampionatit që e ka parë të rritet si lojtar me fanelat e Fiorentinës dhe Juventusit.
Duke lënë mënjanë titullin e Premier League të fituar në 2025, aventura te Liverpool nuk po jep frytet e shpresuara dhe 29 vjeçari është në kërkim të minutazhit dhe vazhdimësisë për t’u kthyer të shkëlqejë sërish.
‘Që nga fillimi i 2026 kam luajtur me të vërtetë shumë pak. Me The Reds kam një raport të shkëlqyqer, në janar klubi dhe Slot më thanë se nuk mund të largohesha, kishin nevojë për mua edhe për çështje numerike-tha Chiesa në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport-e kuptova situatën dhe qëndrova duke buzëqeshur’.
Pikërisht në merkaton dimërore, emri i Chiesës u lidh disa herë me atë të Juventusit që donte ta rikthente në shtëpi’
‘Liverpool më informoi, por tratativat nuk shkuan mirë-vijoi Federico Chiesa që më pas foli edhe për sezonin e ardhshëm me sulmuesin që është vënë në shënjestrën e Comos
‘Jam i hapur për gjithçka, është e rëndësishmë të luaj-tha Chiesa-nuk jam mendjemadh që të them se duhet të jem titullar. Jam gati të konkurroj për vendin në skuadër gjithandej. Fabregas është një trajner shumë i mirë, askush nuk e priste një Como kështu. Por më erdhi keq që në Champions League nuk u kualifikua Juventusi’.
Në fund, Chiesa foli për lamtumirën e turbulluar nga bardhezinjtë përpara 2 vitesh.
‘Do të më pëlqente të kthehesha. Nuk do të isha larguar kurrë-shtoi Chiesa-u tha që pretendoja shumë para, por e vërteta është ndryshe; nuk m’u ofrua kurrë rinovimi. As nuk e kemi folur. Giuntoli dhe Thiago Motta më thanë: Fede, nuk ka duhesh, gjej një skuadër. Më shkoi mirë, rinisa gjithçka nga Liverpool. Por Juventus është gjithnjë në zemrën time, me klubin nuk kam folur kurrë për para dhe nuk do ta bëj kurrë’.
Top Channel