Dardha bie nën dardhë është një shprehje që gjen aplikim në çdo fushë dhe futbolli nuk bën përjashtim.

Ka shumë lojtarë që kanë ndjekur gjurmët e baballarëve të tyre, shumë prej të cilëve janë emra shumë të mëdhenj të futbollit botëror dhe historitë janë të shumta duke nisur që nga ky edicion i Kupës së Botës e deri në 1930, në edicionin e parë fare të këtij kompeticioni kur meksikani Luis Perez i dha start këtij Botërori familjar  që në 2026 arrin në 32 ‘skuadra’ të gjitha të përbëra nga të paktën 1 anëtar, sepse familja suedeze. Andersson është e vetmja që ka dërguar 3 pjesëtarë të saj të luajë në turneun më të rëndësishëm të futbollit; Babai Roy në 1978, djemtë Patrik në 1994 dhe Daniel në 2002 dhe 2006.

THURAM E ZIDANE— Kur themi skuadra bëhet fjalë për babë e bij që kanë zhvilluar 1 ose më shumë Botërorë. Zbulimi i parë; asnjë familje nuk ka fituar kompeticionin me të dy elementët, ose e kanë fituar baballarët, ose djemtë. E megjithatë fituesit janë pak, 6 të tillë. Shumë është rreth ‘Francë ’98’; kombëtarja transalpine ngriti trofeun e parë në shtëpi dhe ku janë Zidane dhe Thuram babai, dhe Djorkaeff djali. Babai i Youri Djorkaeff, Jean kishte luajtur një ndeshje në Angli ’66. Shkojmë te Zizou dhe Lilian Thuram; në turneun që nis javën që vjen do të kenë në fushë Luca Zidane dhe Marcus Thuram, vetëm se i pari do të mbrojë portën e Algjerisë dhe kështu që është e pamundur të ndjekë gjurmët fituese të babait të tij. Ndryshe është me Marcus, me këtë të fundit që në 2022 arriti deri në finale, një botëror ku ai ka zhvilluar 5 ndeshje, e për më tepër Familja Thuram është ajo që i është afruar më shumë realizimit të një dopiete të pabesueshme dhe tani Marcus ka një tjetër shans

KOMBËTARE TË NDRYSHME— Në Spanjë janë Reinat dhe Alonsot. Të parët Miguel dhe Pepe, që të dy portierë. Për babain Miguel Reina pati grumbullim në skuadër por pa u aktivizuar në 1966, ndërsa djali i tij ka luajtur 4 botëroë me një ndeshje të luajtur dhe fitoren në 2010, ashtu sikurse Xabi Alonso, djali i periko që kishte luajtur në Botërorin e 1982. Spanja u bë urë lidhësie edhe në rastin e fundit të fituesve ku spikat një në mënyrë të veçantë. Në 2018, në Rusi, Julen Lopetegui kishte marrë me vete Thiago Alcantara, djali i Mazinhos që kishte fituar botërorin e 1994 me Brazilin

HISTORI MEKSIKANE—  Ajo e Mazinhis dhe Thiagos  nuk është i vetmi rast që ka pasur ndryshim të fanelës. Historia ofron epopenë e Martí dhe  José Vantolrà: i pari luajti një ndeshje në Itali ’34 me Spanjën dhe i dyti, 4 ndeshje me Meksikën në botërorin e shtëpisë në 1970. Histori e çmendur, Martí ishte një katalanas i lindur në 1906 që ka luajtur me të madhun Zamora te Espanyol dhe më pas ka qenë ai u shndërrua në një shtyllë për Barcelonën. Kur shpërtheu Lufta Civile spanjolle blaugranat bënë një turne në Meksike dhe  Vantolrà vendosi që të qëndrojë në vend me azil. Djali i tij Jose lindi në Meksikio në 1943 dhe në 1970 ishte titullar në kombëtaren e Meksikës. Meqe jemi në Meksikë flasim edhe për dinastinë Perez, e para që kishte babë e bir në botëror. Që të dy kishin pseudonimin ‘pichojos’ për shkak të syve, diçka që nisi nga vëllai i baba Luisit që kishte 4 fëmijë nga të cilët vetëm 1 luajti në botëror, Mario në edicionin e 1970 përkrah Vantolrà. 

GJITHNJË SË BASHKU— Janë vetëm 3 raste kur baballarët janë shokë skuadre ashtu sikurse edhe fëmijët e tyre. Rasti i parë janë Montero e Forlan. Julio e Pablo luajtën së bashku me Uruguajin në 1974 ndërsa fëmijët e tyre Paolo dhe Diego ishin shokë skuadre në 2002. Edicioni 2026 ofron një situatë të ngjashme; në Francë 1998 në Argjentinën e Passarella ishin Diego Simeone dhe Pablo Paz. Tani Lionel Scaloni ka trashëgimtarër e t yre, Giuliano dhe Nico

MALDINI PËR REKORD-Në Botërorin 2026 lista e babë e bir zgjatet shumë. Përvec të sipërpërmendurve Simone, Paz, Zidane, mbyllin rrethin e hapur nga prindërit Francisco Conceiçao e Justin Kluivert. Sergio Conceiçao luajti në botërorin 2022, ndërsa  Patrick ishte në fushën e lojës në 1998. Familja amerikane Reyna është pjesë e kësaj liste, por Giovanni ishte edhe në 2022 dhe kështu ai shkon në 2 botërore ndaj 4 të luajtura nga babai i tij, Claudio. Po Italia? Është vetëm 1 rast dhe është mitik; Familja Maldini. Cesafre ka luajtur 2 ndeshje në botërori në Kili’62 ndërsa Paolo Maldini ka luajtur plot 23 sfida nga 1990-2002. Familja Maldini për momentin është ajo me më shumë ndeshje të luajtura, 25, por ky rekord vendoset në rrezik nga Thuramët që janë në 21 ndeshje me 16 sfida të Liliam dhe 5 të Marcus. Për më tepër Familja Thuram ka mundësinë të bëhet e para familje me dy Kupa Bote.

Top Channel