Franca, Mbappe drejt Botërorit: Mund të bëjmë mirë. Italia? Më vjen shumë keq
Ditët kalojnë por te Milani mbretëron ende pasiguria totale për atë që do të jetë rruga e re që do të ndërmerret nga Cardinale për bordin drejtues dhe stafin teknik të klubit. Pronari i kuqezinjve, pasi largoi të gjithë drejtuesit me një lëvizje të vetme synon të prezantojë të gjithë protagonistët të gjithë së bashku.
Kështu që duhet ende kohe, por botërori po afron gjithnjë e më shumë dhe rrezikon të prishë të gjitha planet. Për më tepër si Pochettino si Rangnick dy prej profileve që po ndiqen do të jenë të impenjuar në SHBA, Kanada dhe Meksikë
Në mënyrë të veçantë, Austria nuk duket se ka ndëmend të lejojë largimin e trajnerit të saj që është kandidati për Drejtor Teknik të Milanit.
‘Kemi pasur shumë diskutime dhe duam ta mbajmë deri për Evropian-tha presidenti i këshillit të survejimit në Federatën Austriake, Josef Proll-ai i njeh burimet tona, tani i takon atij të marrë një vendim’
Një vendim që do të varet edhe nga garancitë e ofruara nga Milani; 67 vjeçari dëshiron t’i ketë duart e lira për projektin teknik, pa ndërhyrje. Një referim i qartë ky për Zlatan Ibrahimovic që është gjithnjë e më shumë i kontestuar nga tifozët
Me Rangnick mund të vijë edhe Oliver Glasner, trajneri që u pëlqye shumë nga Cardinale në takimin e parë të zhvilluar me të në ditët e kaluara. Gjermani është në pole position dhe nuk përjashtohet zhvillimi i takimeve të tjera. Alternativa kryesore e Glasner mbetet Pochettino që është studiuar tashmë, trajneri aktual i SHBA e ka dhënë disponibilitetin e tij. Pista që të çonte te Slot ra përfundimisht. Në fillim të javës priten të reja nga fronti Rangnick me këtë të fundit që duhet t’i kthejë një përgjigje Austrisë që po e ngut.
Top Channel