Formula 1/ Zhbllokohet Max Verstappen, fiton pole position në Çmimin e Madh të Bahreinit
Marc Marquez triumfon në Çmimin e Madh të Japonisë në MotoGP. Në pistën e Motegit, piloti spanjoll i Ducatit iu imponua dy motorëve Aprilia, Jorge Martin në vendin e dytë dhe Marco Bezzecchi në të tretin.
Jorge Martin e nisi mjaft mirë garën me Marc Marquez që filloi ta ndjelë mirë, ndërkohë që edhe Bezzecchi fitoi pozicione. Edhe Alex Marquez u nis mirë përpara së te shlyente penalizimin e dy xhirove pas një aksidenti të shkaktuar në Sprint Race. Tre pilotët e parë krijuan një hendek të madh nga pjesa tjetër e pilotëve dhe në xhiron e 12 nga 24 në total, erdhi edhe sulmi vendimtar, në kthesën 9 Marquez i mori kreun Jorge Martin dhe pas këtij momenti kampioni i botës fluturoi i vetëm në krye të garës ndërsa pas tij u ndez gara për podiumin dhe për vendin e pestë.
Bezzecchi e Bastianini dueluan xhiro pas xhirosh mes tyre me pilotin e Aprilias që arriti të ruajë vendin e tretë pas Jorge Martin që u rendit u dyti. Ndërsa pas tyre Ai Ogura, Raul Fernandez dhe Pedro Acosta dhuruan spektakël me parakalimet dhe kundërparakalimet e vazhdueshme dhe në fund Raul Fernandez u rendit i katërti dhe Ogura i pesti. Francesco Bagnaia e mbylli garën i 8 përpara Aldeguer dhe Luca Marini.
Pas garës së Japonisë gara për titullin mes Marc Marquez dhe Jorge Martin bëhet gjithnjë e më e ndezur me pilotin e Aprilias që është në kuotën e 333 pikëve, vetëm 2 pikë më shumë se spanjolli.
Top Channel