Jo vetëm golashënuesi më i mirë, rekordi i ri dhe i veçantë që Kane i theu Wayne Rooney
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Papa Leo XIV është pyetur se cilin ekip mbështet, Real Madrid-in apo Barcelonën dhe përgjigja e tij ishte sa e qartë, aq edhe me humor.
Në një bisedë të lirë gjatë fluturimit papal, Ati i Shenjtë u vu përpara zgjedhjes së vështirë mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll. Ai deklaroi: “Real Madrid apo Barcelona? Kjo është e lehtë… Papa Leo XIV është për të gjitha ekipet, por Prevost (emri real përpara se të bëhej Papë, është Robert Prevost)) është për Real Madrid-in.”
Kjo përgjigje e mprehtë dhe plot finesë bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, duke shpërfaqur edhe një herë anën e ngrohtë dhe njerëzore të Pontifikut.
Papa Leo XIV, i cili pak më shumë se një vit më parë mbante titullin e Kardinalit Robert Francis Prevost përpara se të zgjidhej në krye të Selisë së Shenjtë, mbërriti në Spanjë nga Roma në kuadër të udhëtimit të tij apostolik. Gjatë kësaj vizite, ai pritet të ndalojë në Madrid, Barcelonë, Montserrat, Gran Canaria dhe Tenerife.
Përzgjedhja e stadiumit “Santiago Bernabéu” si një nga vendet kryesore për zhvillimin e takimeve të tij nuk është e rastësishme. Renovimi i fundit dhe modernizimi i shtëpisë së madrilenëve, veçanërisht impianti me çati të tërheqshme, garanton që ngjarjet e mëdha fetare të mund të mbahen në kushte maksimale sigurie, pavarësisht faktorëve atmosferikë.
Kujtojmë që si Real Madrid-i, ashtu edhe FC Barcelona, e patën uruar zyrtarisht Papën Leo XIV vitin e kaluar pas zgjedhjes së tij në krye të Kishës Katolike, duke i uruar një papat të mbarë dhe të ndritshëm.
Top Channel