Gara për presidencën e Realit të Madridit shkruan kapitullin e radhës. Kandidatura e Enrique Riquelme bëri të ditur zyrtarisht se Raul Gonzales Blanco do të marrë kontrollin total të zonës sportive të klubit për dekadën e ardhshme.

Ish kapiteni i Los Blancos jo vetëm do të realizojë një projekt të mbështetur te akademia, por ka një prioritet absolut për pankinën, trajnerin gjerman Jurgen Klopp të cilin do ta marrë personalisht në telefon nëse Riquelme do të fitojë zgjedhjet

Projekti i enrique Riquelme kërkon që të ndryshojë në mënyrë radikale në vendimmarrjen e klubit duke ia deleguar të gjithë përgjegjësinë një figure madridiste. Me caktimin e Raul Gonzales si  Drejtor Sportiv, Riquelme ia beson të ardhmen institucionale futbollistit që ka mbrojtur më shpesh fanelën e bardhë. Tashmë puna e Raul ka nisur, e fokusuar te ndërtimi i një strukture solite për 10 vitet e ardhshme ku akademia do të jetë një nga shtyllat thelbësore. Në bazë të këtij modeli, vendimet tekniko-sportive do të jenë ekskluzivisht në duart e profesionistëve të futbollit duke garantuar pavarësinë e departamentit sportiv

Për të drejtuar këtë rrugëtim të ri në fushën e lojës, Raul ka bërë të vetmin propozim me bindje të plotë, blerjen e Jurgen Klopp. Trajneri gjerman, që ka bërë historinë duke fituar Ligën e Kampioneve me Liverpoolin dhe që theu hegjemoninë e gjigandëve ekonomikë me Borussia Dortmund konsiderohet kandidati ideal për të implementuar një mentalitet fitues të bazuar te loja kolektive. Edhe pse Klopp publikisht ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të kthehet në pankinë tani afër, kandidati Riquelme shfaqet i bindur  se magnituda dhe sfidat historike të Realit të Madridit janë argumentat e mjaftueshme për të joshur teknikun.Objektivi është rikuperimi i intensitetit kompetitiv, kërkesat e përditshme dhe meritokracia në skuadër.

Top Channel