Zelensky konfirmon sulmet gjatë natës në Rusi/ Goditën një bazë ushtarake dhe një magazinë nafte, presidenti ukrainas: Çdo formë padrejtësie do të marrë përgjigje
Disa ushtarë libanezë, përfshirë një oficer, janë vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në jug të Libanit, njoftuan autoritetet ushtarake libaneze.
Sipas një deklarate të ushtrisë libaneze, sulmi goditi një automjet ushtarak që po qarkullonte në rrugën që lidh zonat al-Khaldiya dhe Nabatieh, në pjesën jugore të vendit.
“Disa ushtarë, përfshirë një oficer, u vranë në një sulm brutal izraelit që shënjestroi një nga automjetet e ushtrisë libaneze në rrugën al-Khaldiya–Nabatieh”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur numrin e saktë të viktimave, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga pala izraelite lidhur me sulmin.
The Israeli aggression on Lebanon has now struck the Lebanese Army itself in southern Lebanon.
Lebanese Army: “A number of soldiers, including an officer, were martyred in a barbaric and aggressive Israeli airstrike on a military vehicle on the Khardali – Nabatieh road.” pic.twitter.com/5tm4j6dPQ8
— Al-Manar English (@manarenglish) June 6, 2026
Top Channel