Masat e sigurisë për miqësoren e Kombëtares ndaj Luksemburgut, policia njofton edhe bllokimin e bulevardit ku do të mbahet protesta për Zvërnecin
Prej gardhit metalik në Porto Novo të Zvërnecit kanë mbetur gjurmët e dheut të shkrifët dhe betonit, që tregojnë përpjekjen e parë për të shënuar nisjen e projektit, tashmë të kthyer në vëmendje bashkë me flamingot.
Shpendi është sot për sot simboli i reagimit, i zhvendosur edhe në tokën për të cilën qytetarët protestuan.
Pankartat e protestuesve kishin mesazhin e mbrojtjes së Shqipërisë nga oligarkët dhe ruajtjes së Nartës. Megjithëse Minella Balliu, që ka vendosur kapelën ku shkruhet Trump dhe që prezantohet si pronar, ka një këndvështrim me të dyja palët.
“Të investohet, jam pronar, dhe të ruhet natyra. Natyrisht, e kam çuar çështjen në gjykatë e në prokurori”, u shpreh Minella Balliu.
Si një aktivist që ka kundërshtuar më herët ndërhyrjet ligjore për zonat e mbrojtura, Olsi Nika ngre shqetësimin për vazhdimësinë e ndikimit të këtij ligji, duke shtuar se përse po mbahet protesta në Zvërnec.
“Ja atje nisi protesta, tek gardhi atje. Ne duam të tregojmë se kjo pronë u përket të gjithëve”, u shpreh ambientalisti Olsi Nika.
Qytetarëve protestues iu bashkua edhe notarja Eva Buzo.
Protestuesit e përdorën këtë moment jo vetëm për të dhënë mesazhet e tyre, por edhe për të shijuar natyrën e Nartës dhe të Zvërnecit.
Top Channel