Ish-kryebashkiaku i Himarës i drejtohet Kushtetueses, Jorgo Goro kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë
Rënia drastike e çmimit të vajit të ullirit ka vënë në vështirësi fermerët shqiptarë, të cilët paralajmërojnë braktisjen e kultivimit dhe madje prerjen e plantacioneve ekzistuese.
Përballë kësaj situate, Albanian Food Industry (AFI) i ka drejtuar një thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve të tjera për ndërhyrje urgjente, duke propozuar një paketë prej shtatë masash për mbështetjen e prodhuesve vendas.
Ndër kërkesat kryesore janë ndalimi i përkohshëm i importit të vajit të ullirit, certifikimi falas i prodhimit vendas dhe nxitja e konsumit të vajit shqiptar.
“Deklaratë për mbështetjen e fermerëve të ullirit Hyrje Ditët e fundit fermerët shqiptar prodhues të ullirit po ballafaqohen me vështirësi të jashtëzakonshme përsa i përket rënies drastike të cmimit të vajit të ullirit, çka ka vënë ata në pozita që masivisht të deklarojnë se do e abandonojnë kultivimin e mëtejshëm të tyre edhe madje ka prej atyre që deklarojnë qe do presin masivisht plantacionet ekzistuese. Duke pasur parasysh se ne 10 vitet e fundit në Shqipëri janë bërë investime shumë të rëndësishme si në kultivimin e pemëve të ullirit por edhe në ndërtimin e fabrikave të vajit të ullirit të cilat llogariten të jenë mbi 270 është e domosdoshme që të bëhet një analizë e thelluar e situatës nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për të vlerësuar dimensionet e problemit, pasojat që mund të sjellë dhe aksionet që ndërmerren në të tilla raste në vendet e BE kur tregu sillet në mënyrë të tille që mund të shkaktojë shkatërrimin pa kthim të investimeve shumë të rëndësishme të kryera në dekada, të krijojë probleme sociale të vështirësive ekonomike apo edhe të largimit nga vendi për fermerët, të impaktojë në përdorimin e pasurisë më të rëndësishme që është toka dhe në cenimin e peizazhit dhe së fundmi në imapktin e përgjithshëm ekonomik e financiar të vendit dhe të buxhetit te shtetit. Në këtë kuadër pas konsultimeve të shpejta me fermerë dhe prodhues të vajit të ullirit e gjejmë të udhës te japim një set me rekomandime, të cilat natyrshëm I duhen nënshtruar vlerësimit dhe vendimmarrjes në kuadër të grupit të punës që besojmë se do të ngrihet pranë Ministrise Së Bujqësisë për këtë qëllim. Emergjenca për veprim energjik imponohet edhe nga fakti se 2 muajt e ardhshëm janë muajt në të cilët fermerët kryejnë shërbime ndaj kulturës së ullirit. Heqja dorë nga shërbimet gjatë këtyre 2 muajve do të sjelle një rezultat edhe më të keq vitin tjetër si për fermerët, për fabrikat për ekonomine në tërësi dhe për konsumatorin I cili me siguri do të ballafaqohet pastaj me çmimet monopolistike të importit. – Masa te sugjeruara për ndërhyrje të menjëhershme:
Top Channel