Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA

06/06/2026 18:29

Shqiptarët në Greqi janë mbledhur sot para sheshit Sintagma në Athinë, duke iu bashkuar kështu protestës kundër investimit në Zvërnec.

Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, bën me dije se shesh kanë dalë shqiptarë, grekë dhe palestinezë, me pankarta në duar, duke kërkuar anulimin e projektit.

E ndërkohë ditën e sotme ka pasur sërish protesta në diasporë, si në Itali, Gjermani apo në Uashington DC.

Sakaq në Tiranë, sot është dita e shtatë e protestës, teksa paradite është mbajtur një e tillë në Zvërnec.

Top Channel