Është kandidat për stolin e Italisë, Mancini rrëfehet: Në Katar nuk gjeta atë që kërkoja
Që ky është një moment delikat për Rafael Leaon, është kuptuar prej kohësh, por sezoni i tij negativ po shfaqet edhe në kombëtaren portugeze.
Sulmuesi ende i Milanit, e humbi toruan në ndeshjen miqësore të luajtur mes Portugalisë dhe Kilit në Lisbonë.
Leao u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë pas një përplasjeje me mbrojtësin kilian Roman. Futbollisti kuqezi ndërhyri për të mbrojtur Joao Cancelo që u përfshi në një përplasje ballë për ballë me Roman dhe Faundez.
Por në këtë pikë, situata degjeneroi dhe Leao e shtyu disa herë kundërshtarin e tij duke e goditur në qafë dhe duke i dhënë edhe një goditje në fytyre me Roman që ra në tokë. Në fund për të dy futbollistët erdhi edhe kartoni i kuq nga arbitri italian Zufferli
Top Channel