Formula 1/ Ferrari, Drejtori i skuderisë shtrohet në spital: Është nën monitorim, nuk do të jetë në pistë
Marc Marquez i vërtetë po kthehet pak nga pak. Pas 4 garave aspak të lehta dhe ku mori pak kënaqësi edhe për shkak dëmtimi, piloti spanjoll fiton pole position në Çmimin e Madh të Hungarisë në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP, një ndalesë ku vitin e kaluar doli fitues.
Kampioni në fuqi i botës me Ducatin e tij e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 36 sekonda dhe 785 të mijtat duke treguar se po i lë pas problemet fizike.
Përkrah Marquez në vijën e parë të startit janë edhe dy spanjollë të tjerë. Në vendin e dytë u pozicionua Pedro Acosta me vetëm 53 të mijtat më shumë se Marquez, ndërsa kohën e tretë më të mirë e regjistroi Fermin Aldeguer me 340 të mijtat më shumë. Vija e dytë e startit pushtohet nga pilotët italianë.
Di Giannantonio u rendit në vendin e katërt, duke lënë pas Francesco Bagnaia në të pestin, ndërsa lideri aktual i kampionatit, Marco Bezzecchi nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë në këto prova kualifikuese, ndërsa Jorge Martin i mbylli kualifikueset në vendin e tetë pas Raul Fernandez në vendin e 7.
Top Channel