UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore Në lartësitë mbi 1400 metra, mes Novosejt, Shishtavecit dhe Borjes, shtrihen qindra hektarë të pyllëzuar me mështeknë, pishë dhe akacie.
Një investim i natyrës, por mbi të gjitha i punës së njeriut, që prej dekadash ka transformuar peizazhin e kësaj zone malore. Mes ngastrave me mështeknë takojmë Agim Nokën, Kryetar i Shoqatës së Pyjeve dhe Kullotave në Shishtavec, i cili kujdeset vazhdimisht për ruajtjen dhe zhvillimin e tyre.
Përveç rolit në mbrojtjen e tokës dhe përmirësimin e mjedisit, mështekna njihet edhe për vlerat e saj kurative dhe përdorimin në mjekësinë popullore.
Sot, këto sipërfaqe të gjelbëruara nuk shërbejnë vetëm si mushkëri natyrore të zonës. Ato janë kthyer edhe në një atraksion për turistët vendas dhe të huaj, të cilët vizitojnë zonën e Shishtavecit për natyrën e veçantë, ajrin e pastër dhe peizazhet që ndryshojnë ngjyrë në çdo stinë.
Top Channel