Formula 1/ Ferrari blindon Leclerc, zyrtarizohet rinovimi shumëvjeçar: Nuk mund të jem më i lumtur se kaq
Drejtori i Ferrarit, Frederic Vasseur nuk do të jetë në pistë këtë të shtunë në provat e treta të lira dhe ato kualifikuese në Çmimin e Madh të Montecarlos në Botërorin e Formula 1.
Vetë skuderia italiane konfirmoi mungesën e Vasseur përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale.
‘Fred Vasseur nuk do te jetë sot në pistë. Pas disa kontrolleve mjekësore ai do të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekevë pranë një strukture mjekësore lokale. Nuk do të jepen informacione të tjera mjekësore. I urojmë Fred një shërim të shpejtë dhe mezi presim ta shohim në pistë’-lexohet në komunikatën e Kokëkuqes italiane
Ndërkaq, Ferrari ditën e premte dominoi dy sesionet e para të provave të lira me Leëis Hamilton që u rendit përpara Charles Leclerc në dy pozicionet e para, një ‘dopietë’ që bëri tifozët e Ferrarit të ëndërrojnë.
Top Channel