Live/ Kosova në zgjedhje për herë të tretë në 18 muaj, pjesëmarrja më e ulët se në dhjetor. Kurti: Sot vendosin qytetarët. Vjosa Osmani: Do nxjerrim vendin nga kriza Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbështetet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me mirëmbajtjen dhe sigurinë e platformës online për publikimin e rezultateve zgjedhore, e cila do të përdoret edhe gjatë zgjedhjeve të 7 qershorit.
Platforma, që u mundëson qytetarëve të ndjekin në kohë reale rezultatet paraprake pas përfundimit të votimit dhe fillimit të numërimit të votave, u zhvillua vitin e kaluar me mbështetje britanike dhe do të vihet sërish në funksion për këtë proces zgjedhor.
KQZ-ja ka hasur më parë probleme serioze me sistemin e publikimit të rezultateve. Në zgjedhjet e shkurtit 2025, serverët dhe faqja zyrtare e institucionit pësuan ndërprerje të vazhdueshme gjatë ditës së votimit, duke vështirësuar qasjen e publikut në informacion.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë pohoi për REL se pasi kontribuoi në zhvillimin e softuerit të ri për publikimin e nivelit të votave vitin e kaluar, këtë herë do të ofrojë mbështetje për përdorimin dhe funksionimin e tij gjatë zgjedhjeve. Sipas Ambasadës, mbështetja realizohet përmes një projekti të financuar nga Qeveria britanike, ndërsa softueri është zhvilluar nga një kompani ndërkombëtare, në bashkëpunim me një firmë vendase të teknologjisë informative.
Eksperti i sigurisë kibernetike, Kastriot Fetahaj, vlerëson se KQZ-ja duhet të vazhdojë investimet për të garantuar funksionimin e qëndrueshëm të platformës, si në procesin e numërimit ashtu edhe në publikimin e rezultateve. “Është thelbësore që sistemi të jetë plotësisht i aksesueshëm në momentin e publikimit të rezultateve. Platforma duhet të përballojë një numër të madh klikimesh dhe të mbrohet nga sulmet e mundshme”, shprehet ai.
Top Channel