Top Channel/Kosovë, siguria e rezultateve “në dorë të britanikëve”: Platformën e KQZ e “ka” Londra!
07/06/2026 11:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë bështetet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me mirëmbajtjen dhe sigurinë e platformës online për publikimin e rezultateve zgjedhore, e cila do të përdoret edhe gjatë zgjedhjeve të 7 qershorit. Platforma, që u mundëson qytetarëve të ndjekin në kohë reale rezultatet paraprake pas përfundimit të votimit dhe fillimit të numërimit të votave, u zhvillua vitin e kaluar me mbështetje britanike dhe do të vihet sërish në funksion për këtë proces zgjedhor. KQZ-ja ka hasur më parë probleme serioze me sistemin e publikimit të rezultateve. Në zgjedhjet e shkurtit 2025, serverët dhe faqja zyrtare e institucionit pësuan ndërprerje të vazhdueshme gjatë ditës së votimit, duke vështirësuar qasjen e publikut në informacion. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë pohoi për REL se pasi kontribuoi në zhvillimin e softuerit të ri për publikimin e nivelit të votave vitin e kaluar, këtë herë do të ofrojë mbështetje për përdorimin dhe funksionimin e tij gjatë zgjedhjeve. Sipas Ambasadës, mbështetja realizohet përmes një projekti të financuar nga Qeveria britanike, ndërsa softueri është zhvilluar nga një kompani ndërkombëtare, në bashkëpunim me një firmë vendase të teknologjisë informative. Eksperti i sigurisë kibernetike, Kastriot Fetahaj, vlerëson se KQZ-ja duhet të vazhdojë investimet për të garantuar funksionimin e qëndrueshëm të platformës, si në procesin e numërimit ashtu edhe në publikimin e rezultateve. “Është thelbësore që sistemi të jetë plotësisht i aksesueshëm në momentin e publikimit të rezultateve. Platforma duhet të përballojë një numër të madh klikimesh të njëkohësishme dhe të mbrohet nga sulmet e mundshme”, shprehet ai.

Top News – PDK kërkon Ligjin për Specialen / Mbledh organet drejtuese pas takimit me Kurtin
04/10 15:12
Top News – LDK dhe PDK në lojën e Kurtit / ‘Vetëm Aleanca qëndroi drejt’, reagon nënkryetari
04/10 15:05
Top News – Edhe tre ditë kohë për Presidentin…Kosova në limite, afati kushtetues drejt përfundimit
04/10 15:04
Top News – Vuçiç po përdor Kosovën si levë / Eksperti: Serbia dhe Rusia me strategji të njësuar
04/10 14:54
Top Channel/ “Aprovoni ligjin për Specialen”. 18 ditë protesta në Prishtinë kundër Hagës
03/10 23:26
Top Channel/ S’ka pakt për Presidentin. Bedri Hamza i vë kusht akordin për Specialen, Kurtit
03/10 23:23
Top Channel/ Si e dinte Macron që Thaci do dënohej rëndë? Avokati përmend takimin me Vucic!
03/10 17:40
Top Channel / “Dënim dhe falje nga Presidenti”, PDK kërkon kufizim të juridiksionit të Speciales
03/10 15:21
Top Channel / Avokati I Thaçit pyet nëse Macron e dinte dënimin përpara shpalljes së vendimit
03/10 12:25
Top Channel / Specialja, qeveria hap rrugën / PDK kërkon votim para 6 tetorit
03/10 12:21
Top News- ‘Tym i zi’ në takimin Kurti-Hamza/ Kreu i PDK: Nuk pati marrëveshje, diskutimet vijojnë
02/10 22:20
Top Channel/ Kurti-Hamza, s’ka marrëveshje për presidentin e ri, kreu i PDK: Do takohemi sërish
02/10 19:52
Top News-‘Prioritet zgjedhja e presidentit’/Haxhiu: Mund t’i drejtohem Kushtetueses për mandatin tim
02/10 17:30
Top News- Kurti nis komunikimet me opozitën: Fundjava, vendimtare për marrëveshjen për presidentin
02/10 12:48
Top News- ‘Demonstratat paqësore, e drejtë themelore’/ BE për protestat në Kosovë pas aktgjykimit
02/10 10:23
Top Channel/ Protesta kombëtare në Kosovë, mijëra njerëz në shesh për UÇK
01/10 19:37
Top Channel/ “Historia e UÇK nuk preket”! Von der Leyen në Prishtinë: 1999 i skalitur në memorie!
01/10 19:29
Top News- ‘Dënimet në Hagë nuk njollosin UÇK’ / Von der Leyen nga Prishtina: Përgjegjësi vetjake
01/10 17:16
Top Channel/ Von der Leyen në Kosovë. Shefja e KE-së, takime me liderët në Prishtinë
01/10 15:41
Top Channel/ Gjykata Speciale: Kosova nuk është konsultuar me ne për ndryshimin e ligjit!
01/10 15:02