Harry Kane nuk ka të ndalur dhe vazhdon të rishkruajë librat e historisë me fanellën e kombëtares angleze.

Në miqësoren e zhvilluar ndaj Zelandës së Re, e vlefshme si përgatitje për Kupën e Botës, kapiteni i “Tre Luanëve” theu një tjetër rekord të mbajtur më parë nga legjenda Wayne Rooney. Në ndeshjen e luajtur në Tampa (SHBA), ylli i Bayern Munich shënoi golin e zhbllokimit të rezultatit në fundin e pjesës së parë. Kane realizoi me kokë pas një harkimi perfekt nga Djed Spence, duke kaluar në avantazh skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel.

Përveçse ky ishte goli i tij i 67-të sezonal dhe i pari në tokën amerikane, ky realizim i siguroi atij një arritje unike. Kane u bë zyrtarisht lojtari që ka shënuar në më shumë shtete të ndryshme (21) për kombëtaren e Anglisë. Ai kaloi kështu Wayne Rooney-n, i cili përgjatë karrierës së tij ndërkombëtare kishte gjetur rrugën e rrjetës në 20 shtete të ndryshme.

Top Channel