Skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin që do të nisë pas vetëm fare pak ditësh po përmbyllin përgatitjet e tyre në kuadër të ktij kompeticioni duke zhvilluar ndeshjet e fundit miqësore.

Brazili e përmbylli këtë fazë me ndeshjen ndaj Egjiptit të cilin e fitoi me rezultatin 2-1, një sfidë kjo ku pa që të dëmtohej edhe një prej futbollistëve të tij, ëesley.

Minutat e para të kësaj ndeshjeje ishin shumë të vrullshme me Brazilin që mori avantazhin që në minutën e 7 me golin e Guimaraes. Por skuadra egjiptiane reagoi dhe u kundërpërgjigj teksa 4 minuta më vonë shënoi golin e barazimit me golin e Mostafa Zico. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, Seleçao shënoi golin e avantazhit me Endrick pas një asisti të Raphinhas, duke e çuar rezultatin në 2-1 që mbeti i tillë deri në fund të 90 minutëshit.

Brazili do të nisë botërorin në 14 qershor me ndeshjen ndaj Marokut, ndërsa ndeshjen e dytë do ta luajë ndaj Haitit në 20 qershor për të mbyllur fazën e grupeve  në 25 qershor me sfidën ndaj Skocisë. Ndërsa Egjipti do të nisë aventurën e tij në Botëror në 15 qershor me ndeshjen ndaj Belgjikës, për të vijuar me ndeshjen ndaj Zelandës së Re në 22 qershor, për të mbyllur gjithçka në fazën e grupeve në 27 qershor me përballjen ndaj Iranit.

Top Channel