Të pathënat nga Piero Ausilio: Ia rrëmbeva Thuram, Milanit falë babait te tij Lilian. Lautaro ishte i Atletico, por…
Oliver Glasner i tha ‘po’ Milanit duke pranuar me entuziazëm propozimin për të drejtuar një kurs të ri të kuqezinjve pas revolucionit në nivel klubi të ndërmarrë nga Gerry Cardinale.
Trajneri austriak që vjen nga nja cikël i suksesshëm me Crystal Palace me të cilin fitoi 3 trofetë e para të klubit, ka shfaqur disponibilitetin e tij pavarësisht ardhjes së mundshme të Rangnick në rolin e Drejtorit Teknik pushtetplotë të klubit.
Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, marrëveshja u maturua gjatë një takimi të zhvilluar në Milano mes trajnerit. Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic.
Me këtë rast, Glasner ilustroi në detaje projektin e tij taktik për skuadrën të studiuar posaçërisht mbi karakteristikat e skuadrës aktuale dhe tani gjendet në një pozion pritës për vendimin përfundimtar të Milanit.
Top Channel