Juventus, dëgjo Bernardo Silvan: Nuk kam marrë asnjë vendim për të ardhmen
Fatjon Bunjaku u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 22 vjeçare pas një aksidenti të rëndë, një ngjarje kjo që ka tronditur futbollin shqiptar.
Reagimet kanë qenë të shumta dhe klube të ndryshëm kanë shprehur mesazhe ngushëllimi familjes së futbollistit për këtë humbje të rëndë.
Flamurtari, Teuta, Partizani, Tirana apo Vllaznia përmes rrjeteve sociale kanë shprehur mesazhet e tyre të ngushëllimit për këtë humbje të rëndë.
‘Flamurtari Football Club shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Fatjon Bunjaku si dhe klubit AF Elbasani për këtë humbje të rëndë. Në këto momente jemi pranë familjarëve, miqve dhe të gjithë komunitetit sportiv të prekur nga kjo ngjarje e dhimbshme. U prehtë në paqe!-shkruhet në postimin e Flamurtarit, një postim që shoqërohej nga ai i Teutës.

‘Me hidhërim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jetatë fatjon Bunjakut. në këto momente të vështira, Klubi i Futbollit Teuta i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë komunitetit sportiv që pati fatin ta njohë dhe ta vlerësojë. Fatjoni do të kujtohet përherë për pasionin, përkushtimin dhe respektin që la pas, duke lënë gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që ndanë rrugëtimin me të. Qoftë i paharruar kujtimi i tij-shkruante klubi durrsak.

Po kështu edhe Partizani ka dhënë mesazhin e tij në rrjetet sociale
‘Me pikëllim të madh morëm lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të futbollistit Fatjon Bunjaku pas një aksidenti fatal. FK Partizani shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Prehu në paqe, Fatjon!-ishte mesazhi i Të Kuqve.

Nuk mund të mungonin as Tirana dhe Vllaznia për të dhënë mesazhet e tyre ngushëlluese për familjen Bunjaku.

‘KF Vllaznia shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit Fatjon Bunjaku. Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të një sportisti të riu që kishte ende shumë ëndrra dhe objektiva përpara. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të ndjera familjes Bunjaku, klubit AF Elbasani, shokëve të skuadrës dhe gjithë komunitetit sportiv. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e atyre që e njohën dhe e deshën. U prehtë në paqe’-shkruhej në postimin e klubit shkodran.

Mesazheve të ngushëllimit për familjen e Fatjon Bunjakut iu bashkuan edhe Dinamo dhe Egnatia


Top Channel