Zjarr i përmasave të mëdha dhe kaos në Ekuador, digjen 35 anije peshkimi në portin e Mantas
Të paktën 12 persona mbetën të plagosur, mes tyre dy në gjendje të rëndë, pas një incidenti me armë zjarri gjatë festivalit vjetor Old West End në Toledo.
Autoritetet amerikane dyshojnë se dy persona të armatosur po shkëmbenin zjarr mes turmës, ndërsa deri tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.
Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës gjatë festivalit që organizohet çdo vit në lagjen historike Old West End. Pamjet e publikuara nga mediat amerikane tregojnë momentet e panikut, me dhjetëra pjesëmarrës që vrapojnë për t’u strehuar pasi dëgjohen të shtënat.
BREAKING: Moment shots fired at Old West End Festival in Toledo, Ohio; ‘many victims’ pic.twitter.com/nUoo5IcO9c
— Rapid Report (@RapidReport2025) June 6, 2026
Zëvendësshefi i Policisë së Toledos, Joe Heffernan, deklaroi se hetimet paraprake tregojnë se dy persona mund të kenë qëlluar ndaj njëri-tjetrit.
“Duket se kishte dy persona që po qëllonin, ndoshta ndaj njëri-tjetrit. Asnjëri prej tyre nuk është në paraburgim”, tha ai gjatë një konference për shtyp.
BREAKING: ‘Many victims’ after shooting near Old West End Festival in Toledo, Ohio pic.twitter.com/xhVLiir23F
— Rapid Report (@RapidReport2025) June 6, 2026
Sipas autoriteteve, të plagosurit janë të moshave nga 14 deri në 61 vjeç. Kryebashkiaku i Toledos, Wade Kapszukiewicz, tha se pritet që të gjitha viktimat të mbijetojnë, megjithëse dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike.
Ndërkohë, policia ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin e autorëve. Rrugët përreth zonës së festivalit janë bllokuar, ndërsa hetuesit po analizojnë pamjet filmike dhe provat e mbledhura në vendngjarje.
Drejtori i Sigurisë Publike të qytetit, George Krall, u bëri thirrje qytetarëve të kontrollojnë videot dhe fotot e realizuara me telefonat celularë gjatë festivalit dhe t’i ndajnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e personave përgjegjës.
Dëshmitarët përshkruan skena kaotike menjëherë pas të shtënave. Një pjesëmarrës në festival tha se sapo u dëgjuan krismat, njerëzit u hodhën përtokë dhe nisën të kërkonin strehim.
Sipas të dhënave të Gun Violence Archive, kjo është një nga të paktën 170 të shtënat masive të regjistruara në SHBA që nga fillimi i vitit.
Duke reaguar për incidentin, guvernatori i Ohio, Mike DeWine, deklaroi se festivalet verore duhet të jenë vende të sigurta për familjet dhe shprehu besimin se autoritetet do të identifikojnë autorët e sulmit.
Festivali Old West End konsiderohet një nga aktivitetet më të mëdha vjetore në Toledo, duke tërhequr mijëra
Top Channel