Panik në Athinë, autoritetet në ‘alert’ pas njoftimit për bombë brenda Parlamentit
Andrea Kimi Antonelli është emri që duhet mundur këtë sezon në Formula 1, me talentin italian që ka fituar garën e pestë radhazi, pasi dominoi për më shumë se dy orë Çmimin e Madh të Monakos.
Në pistën e “pasur” të Monte Carlos, 19-vjeçari u nis i pari dhe nuk e lëshoi për asnjë moment kreun.
Maks Verstappen, i cili e nisi i dyti, parti probleme me makinën e tij Red Bull që në start, duke u tërhequr menjëherë pas xhiros së parë.
Vendi i dytë u mor nga Lewis Hamilton, i cili gjithashtu bëri një garë perfektë me Ferrarin.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për shokun e tij të skuadrës, Charles Leclerc, i çili pas një problemi me frenat, u përplas në xhiron e 68-të, duke shkaktuar edhe një flamur të kuq.
Pa pikë, e mbylli edhe George Russell, kjo pas dy penalizimeve nga FIA për thyerje rregullash.
Podiumi u plotësua nga Isack Hadjar, i cili rrezikon ta humbasë nga Oscar Piastri, nëse FIA gjithashtu e gjen përgjegjës për thyerje rregullash.
Antonelli kështu vazhdon arratinë e tij në krye të kampionatit me 156 pikë, 68 më shumë se George Russell.
Top Channel