Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku
Dita e diel do të dominohet nga mot i qëndrueshëm gjatë kësaj dite, me intervale të gjata kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorit.
Kushtet atmosferike parashikohen përgjithësisht të favorshme, ndërsa reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara vetëm në disa zona të vendit.
Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, në përputhje me kushtet tipike të muajit qershor. Në bregdet termometri do të luhatet nga 19 deri në 30 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 17 deri në 31 gradë, ndërsa në zonat malore temperaturat do të variojnë nga 12 deri në 28 gradë Celsius. Era do të fryjë me intensitet të ulët deri mesatar, pa krijuar probleme për aktivitetet e përditshme. Në përgjithësi, dita parashikohet e favorshme për pushime dhe aktivitete në natyrë.
Top Channel