Foto/ Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficer i Gardës
Gjykata e Posaçme la nën arrest në burg edhe Devid Patrut (alias Devid Boraj), (alias Elidon Skëndaj).
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe prokurori Andan Xholi tha se i dyshuari që ju dorëzua autoriteteve nga Dubai, është i implikuar në çështje droge.
Më 5 qershor të këtij viti, pra dy ditë më parë, është finalizuar operacioni i ekstradimit nga Dubai drejt Shqipërisë i disa shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të akuzuar për vepra të rënda penale që lidhen me trafikun e narkotikëve, pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale dhe mashtrimin kompjuterik.
Sipas të dhënave zyrtare, autoritetet shqiptare kanë sjellë në vend shtetasit Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici, Shkëlzen Kraja, Ilir Lazri alias Ilir Sula, Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj, Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj dhe Merxhan Çeliku.
Të ekstraduarit akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.
Ndërkohë, autoritetet konfirmuan ekstradimin e shtetasit I. L., alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe të shtetasit M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe partnerët ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit.
Top Channel