Formula 1/ Kaos në Monako! Antonelli dominon Monte Carlon dhe shkëputet në krye të kampionatit, Russell e mbyll pa pikë, Leclerc dhe Verstappen DNF
Rrugët e ngushta dhe të pamëshirshme të Monte Carlos kanë shkaktuar një tjetër incident spektakolar gjatë sesionit në pistë, ku protagonisti këtë herë ishte piloti i Ferrari-t, Charles Leclerc.
Vetëm pak çaste pasi piloti i Aston Martin, Lance Stroll, u përplas me barrierat në kthesën e fundit duke shkaktuar hyrjen e makinës së sigurisë, edhe Leclerc përfundoi jashtë kontrollit me një incident pothuajse identik.
Megjithatë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te aksidenti. Menjëherë pas përplasjes, piloti nga Monako reagoi ashpër në komunikimin me skuadrën, duke refuzuar të marrë përgjegjësinë për incidentin.
Sipas radios së transmetuar gjatë sesionit, Leclerc shpërtheu ndaj ekipit teknik, duke fajësuar sistemin e frenimit të makinës për daljen nga pista.
“Nuk do ta marr unë fajin për këtë. Këto frena…”, dëgjohet të thotë piloti i Ferrari-t në një komunikim të mbushur me zemërim.
FUCK. FUCK. FUCK. pic.twitter.com/UI0DTWkqgh
— La Gazzetta Ferrari (@GazzettaFerrari) June 7, 2026
Top Channel