Numërohen 72 kutitë e para në Kosovë/ Kryeson Vetëvendosja e Kurtit, e ndjekin PDK e LDK
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani po vazhdon të tërheqë interes të madh nga klubet elitare evropiane, pas një sezoni të shkëlqyer në Bundesligë.
Sipas mediave gjermane, përfshirë Bild, RB Leipzig ka nisur tashmë lëvizjet konkrete për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, me kontaktet e para mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit që raportohet se janë zhvilluar.
Megjithatë, bisedimet mes palëve ndodhen ende në fazat fillestare dhe nuk ka një marrëveshje të finalizuar.
Asllani është nën kontratë me Hoffenheim deri në verën e vitit 2029, por mediat raportojnë se ai mund të largohet nëpërmjet një klauzole lirimi prej rreth 30 milionë eurosh.
Interesimi për sulmuesin e Kosovës nuk kufizohet vetëm te Leipzig. Borussia Dortmund prej kohësh e ka ndjekur zhvillimin e tij, ndërsa së fundmi raportohet se edhe FC Barcelona ka vendosur kontakte me agjentin e futbollistit.
Brenda Leipzigut, megjithatë, thuhet se ekzistojnë edhe dilema për realizimin e transferimit, për shkak të numrit të lartë të sulmuesve në dispozicion të skuadrës.
Fisnik Asllani vjen pas sezonit më të mirë të karrierës së tij, duke regjistruar 10 gola dhe 9 asistime në 33 ndeshje në Bundesligë gjatë edicionit 2025/26, duke u shndërruar në një nga emrat më të kërkuar në merkato.
Top Channel