Tuneli i luftës së ftohtë/ Rritet numri i turistëve në Gjirokastër, veprën e disa dekadave më parë e kanë vizituar 4200 qytetarë

07/06/2026 13:22

Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër vijon të tërheqë interesin e turistëve vendas dhe të huaj.

Nga janari deri më sot, tunelin e kanë vizituar rreth 4200 turistë, një numër më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shprehet Albana Ismaili, përgjegjëse e objektit.

Një turist i huaj u shpreh: “Ishte një eksperiencë e veçantë dhe, në fakt, shumë e trishtë. Për fat të mirë nuk është përdorur për qëllimin për të cilin u ndërtua, pasi motivi ishte i keq. Megjithatë, për ne ishte një eksperiencë interesante dhe mendoj se është shumë e dobishme që vizitorët të njihen me vende të tilla.”

Një tjetër turist tha: “Personalisht jam shumë i interesuar të mësoj dhe të njoh gjithçka nga Shqipëria. Edhe vizita këtu më tregoi shumë për atë periudhë. Do ta vlerësoja si një pjesë shumë të rëndësishme të historisë së vendit tuaj dhe kjo më pëlqen.”

Për Gjirokastrën, ky sezon i ri turistik po sjell më shumë vizitorë krahasuar me vitet e kaluara, çka reflektohet edhe në numrin e turistëve që frekuentojnë objektet historike dhe kulturore të qytetit.

Top Channel