Mbi 1 milionë e 700 fletëvotime janë shtypur, për zgjedhjet e parakoshme të 7 qershorit, ka bërë me dije zëdhënësi I Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Fletëvotimet e shypura në Slloveni, do të shpërndahen të shtunën në mëngjes në Qendrat Komunale të Numërimit. Sipas Elezit nga numri i përgjithshëm i fletëvotimeve, për votimin me postë jashtë Kosovës janë shtypur 108 mijë fletëvotime, ndërsa për votimin në përfaqësi diplomatike 28,850 fletëvotime.