Me përplasje mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë është përcjellë mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku u diskutua raporti mbi Kosovën.Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq vazhdoi me ankesat se serbët në Kosovë jetojnë nën presion.Gjuriq ka përmendur në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë edhe vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.