Ish Presidentja Vjosa Osmani u prit nga një qytetare e veshur gjithashtu me rozë, teksa të dyja shkrepën një selfie para se kandidatja në listat e LDK-së të hynte për të votuar. Në këto zgjedhje, Osmani garon në lista të përbashkëta me LDK-në, ish partinë ku ishte anëtare para se të zgjidhej Presidente e vendit.